U tall me besimtarët? Arta Nitaj reagon pas videos për të cilën u ‘kryqëzua’ në rrjet: S’ka qenë qëllimi për të fyer fenë

U tall me besimtarët? Arta Nitaj reagon pas videos për të cilën u ‘kryqëzua’ në rrjet: S’ka qenë qëllimi për të fyer fenë

Arta Nitaj

Në mesin e videove të shumta të publikuara nga Butrint Imeri gjatë festës së ditëlindjes së tij, një veprim i modeles Arta Nitaj u bë shkak që kjo e fundit të ‘kryqëzohej’ në rrjet.

Teksa ka qenë e ftuar në festën e ditëlindjes së Butrint Imerit, modelja Arta Nitaj  e cila u kthye në burim kritikash në rrjet, ka bërë një veprim tallës kundrejt besimtarëve dhe fesë myslimane.

Ajo kishte veshur një fustan që përmbante një pjesë shalli në kokë dhe në video-n e publikuar nga Butrint Imeri, Arta thotë me shaka se po bënte faljen e mëngjesit.

Batutë që nuk është pritur mirë nga shumë besimtarë muslimanë, që e kanë kritikuar në mediat sociale.

Pas gjithë komenteve dhe sulmeve në rrjet, modelja përmes një statusi në Instagram, i ka sqaruar të gjithë duke thënë se është besimtare e fesë islame dhe respekton çdo fe tjetër. Ajo thekson se në video nuk ka qenë qëllimi të fyej fenë, të cilës edhe vetë i përket.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZOTI I ZOTIT: 05/07/2023 15:58

    KU KA ZOT QE JU MERR PERSIPER JUVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona