Aktorja Tinka Kurti në zi, vdes djali
i saj i vetëm, jetonte në Kanada

Aktorja Tinka Kurti në zi, vdes djali<br />i saj i vetëm, jetonte në Kanada<br>
Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti është tronditur rëndë sot nga një lajm i hidhur. Djali i saj i Zef Kurti ka ndërruar jetë papritur në Kanadanë e largët.

Shkak ka qenë një arrest kardiak. Miq të familjes pohojnë se aktorja Tinka Kurti që sapo kishte dalë nga spitali për disa probleme të saj shëndetësore ka pësuar një tronditje të rëndë nga lajmi i hidhur i vdekjes së të birit.

Zef Kurti ndërroi jetë në mesnatën e kësaj të hëne dhe familja po pret kryerjen e procedurave për sjelljen e trupit të pajetë në Shqipëri. Një mikeshë e aktores pohon se në këto çaste të tronditjes së rëndë është e pamundur ta ngushëllosh aktoren apo ta telefonosh. Pranë aktores të cilës i është rënduar sërish gjendja shëndetësore qëndron një mikeshë e saj, ndërkohë që edhe vajza e Tinka Kurti është në emigracion.

Aktorja e madhe e skenës shqiptare, Tinka Kurti është në zi. Djali i saj i vetëm, Zef Kurti është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Ai jetonte në Kanada, ndërsa mësohet se shkak për vdekjen ka qenë një infarkt në zemër. 

tinka
Aktorja Tinka Kurti dhe djali i saj Zef Kurti

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur shkrimtarja Flutura Açka përmes një postimi prekës në profilin e saj të “Facebook”. 

Statusi i Flutura Açkës:
Tinkën, ç’e paska gjetë!
Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë,” thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin.
Sa tepër duke fjalët. I paqes, Zef Kurti! 

flutura acka
(Statusi i Flutura Açkës në Facebook)

Kujtojmë që pak ditë më parë aktorja e njohur ka qenë shtruar në spital si pasojë e një sëmundje në mushkëri dhe prej kohësh gjendja e saj shëndetësore ka qenë mjaft e rënduar, ndërkohë që tashmë i duhet të përballet me këtë dhimbje të madhe.

Zefi ishte fëmija i vetëm i aktores 87-vjeçare dhe prej vitesh ishte zhvendosur në Kanada ku jetonte me familjen e tij. Ai ka përfunduar Universitetin e Arteve dhe deri në vitin 1990 ka punuar si aktor në Teatrin "Migjeni" të Shkodrës. Ndërsa pas rënies së sistemit komunist, vendosi të emigrojë jashtë Shqipërisë, duke ndërtuar jetën në Kanadanë e largët. 

Shqiptarja.com mëson se aktorja e mirënjohur Tinka Kurti është tronditur rëndë sot nga një lajm i hidhur. Djali i saj i Zef Kurti ka ndërruar jetë papritur në Kanadanë e largët.

Miq të familjes pohojnë se aktorja Tinka Kurti që sapo kishte dalë nga spitali për disa probleme të saj shëndetësore ka pësuar një tronditje të rëndë nga lajmi i hidhur i vdekjes së të birit.

Zef Kurti ndërroi jetë në mesnatën e kësaj të hëne dhe familja po pret kryerjen e procedurave për sjelljen e trupit të pajetë në Shqipëri. Një mikeshë e aktores pohon se në këto çaste të tronditjes së rëndë është e pamundur ta ngushëllosh aktoren apo ta telefonosh. Pranë aktores të cilës i është rënduar sërish gjendja shëndetësore qëndron një mikeshë e saj.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan