Një 'Salome' e talentuar jo vetëm në aktrim, por edhe në stomatologji, profesione të cilat i takojnë dy fushave krejt të ndryshme, por që Ermira Hysaj ia del të jetë e suksesshme në të dyja. Nën petkun e një femre fatale, Ermira Hysaj vjen së fundi me rolin e saj në shfaqjen 'Salome'.
E ftuar ditën e sotme në programin 'Rreze dielli', së bashku me aktorin Alert Celoaliaj, si pjesë e kastit të kësaj shfaqjeje, biseda u ndal gjithashtu edhe tek angazhimi i Ermirës si stomatologe, krahas aktrimit.
E pyetur se si ajo arrin të jetë e suksessshme në të dyja profesionet, edhe pse i përkasin dy drejtimeve krejt të ndryshme, Ermira Hysaj është shprehur:
Gjërat janë të thjeshta në fakt, nuk janë kaq të ndërlikuara. Në ambientin e punës kam edhe të punësuar të tjerë, që do të thotë që në momentin kur unë jam diku tjetër, klinika vazhdon dhe puna shkon për së miri. Për fëmijët , kam ndihmë, kam mamanë e tim shoqi që kujdeset maksimalisht, kështu që unë nuk duhet të ndahem fizikisht në disa copa dhe do ia dal. Unë jam aty ku jam, në momentin kur jam në teatër, mundohem të jem 100%, momentin kur jam në klinikë, jam 100%, momentin kur unë jam në shtëpi jam 100%. Domethënë, çdo gjë është shumë lehtë e menaxhueshme.
Ermira Hysaj, aktore
Ermira Hysaj, Alert Celoaliaj dhe aktorët e tjerët të talentuar të një kasti të shkëlqyer, me regjinë e Carlo Sciaccaluga, do të ringjitin në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqjen 'Salome', në datat 18-19-20-21 Prill, ora 20:00.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5cb72dc863a9bRREZE DIELLI DIREKT NE STUDIO 2019.03_25_07_13.Still184.jpg)
Aktorët Ermira Hysaj dhe Alert Çeloaliaj në studion e "Rreze Dielli"
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.1%
-
Jo
83.8%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktori turk blen shkollën dhe e shkatërron, hakmerret ndaj mësuesve që e keqtrajtonin
5 Maj, 15:10
-
Komedia e zezë ‘Amerikani – e keqja është e mirë përsëri’ tek Eksperimentali! Ilir Kaso me ekspozitë në ‘Fab’! Artistët shqiptarë e sirianë me ‘Petale të panumërta’ në galerinë ‘Zeta’!
4 Prill, 11:18
-
Pas sulmit në kampin e refugjatëve, reagon Angelina Jolie: Kërkoj armëpushim, liderët botëror janë bashkëpunëtorë në krimet në Gaza
2 Nëntor 2023, 11:05
-
Intervista/ Rrëfimi i Rozës në 80-vjetor: Dhimitri, dashuria dhe frymëzimi im! Ju rrëfej dy përkushtimet e mia të mëdha! 65 vite në skenë: Ka dhe ëndrra që s'realizohen!
28 Tetor 2023, 15:27
-
E thjeshtë dhe natyrale, Olta Gixhari poston foto-albumin e pushimeve në Itali
11 Shtator 2023, 12:32
-
Modelja 21-vjeçare shkon me bikini në aeroport, i ndalohet hyrja në avion
28 Gusht 2023, 19:03
-
FOTOT/ Nga Harry Poter tek Selena Gomez, si duken sot yjet e fëmijërisë sonë që u rritën sa hap e mbyll sytë
24 Gusht 2023, 15:49
-
Hollivudi në grevë, aktorë dhe skenaristë ndërpresin punën! Kërkojnë kushte më të mira dhe paga më të larta
14 Korrik 2023, 10:21
-
8 Marsi, video sensibilizuese nga aktoret: Vramë, jam kufoma e ardhshme! Pash të madhin Zot vramë nëse e mbylli gojën veç se jam gru
8 Mars 2023, 16:18
-
Datëlindja e 90-të, Tinka Kurti mes miqsh: Drejt teatrit më çoi muzika, tim shoq e pata në krah! Xhirimet e fundit me Reshat Arbanën më gëzojnë
17 Dhjetor 2022, 16:26
-
'Kjo është bota në të cilën duam të jetojmë?', aktorja e njohur spanjolle reagon ndaj rastit të dhunimi të moshuarës në azilin e Pejës
4 Nëntor 2022, 16:23
-
‘Mes çarçafëve’, Yllka Mujo dhe Ermira Hysa, interpretojnë në Muze dramat e dy grave. Londo: Vepër që në një orë prek kaq shumë tema!
21 Tetor 2022, 20:30