Komedia e zezë ‘Amerikani – e keqja është e mirë përsëri’ tek Eksperimentali! Ilir Kaso me ekspozitë në ‘Fab’! Artistët shqiptarë e sirianë me ‘Petale të panumërta’ në galerinë ‘Zeta’!

1.     Komedia e zezë “Amerikan- Bad is good again” vijon çdo mbrëmje në orën 19.00 deri të dielën me regji të Ina Morinaj.

2.     Komedia premierë “Një shtrat plot me të huaj” shfaqet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri të dielën në teatrin  “Aleksandër Moisiu”, me regji nga Adelina Muça.

3.     Shfaqja "Biznesmeni" me dramaturg Viktor Zhustin e regji të Gëzim Kames shfaqet nga sot në orën 19.00, deri të dielën në Teatrin Kombëtar me një kast të përzgjedhur aktorësh.

4.     Çelet sot në orën 19.00 në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita e artistit Ilir Kaso “Ky nuk është një suvenir”.

5.     Mbahet sot në orën 11.00 në sallën “Black Box” të Universitetit të  Arteve biseda “Teatri partizan apo degëzimi shqiptar i agjit-propit”, me Anxhela Çikopanon dhe Alert Çeloaliaj.

6.     Ngre siparin sot në orën 18.00 në galerinë “Zeta” në Tiranë ekspozita “Petale të panumërta” si  bashkëpunim i 6 artistëve shqiptarë e sirianë.

7.     Mbahet sot në orën 18.00 ceremonia e inaugurimit të ekspozitës personale “Udhëtarët e kotësisë” të artistit Helidon Haliti në Galerinë e Arteve Shkodër.

8.     Performohet sot në orën 18.00 në Qendrën Multifunksionale Rinore në Berat një koncert nga orkestra “Givani Armonie” nën drejtimin e Laureta Cukut.

9.     Aktorët Gent Hazizi, Bes Mustafaj, Renata Caci dhe Arlinda Reci rikthejnë nga sot në orën 19.00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit “Stand up – comedy bar”.

10. Vijon sot deri të dielën në orën 19.00 në skenën e teatrit "Skampa" në Elbasan komedia “Zëra pas skene” me regji nga Helidon Fino.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?