Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 385 kg produkte ushqimore në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit. Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër njofton se gjatë kontrollit zyrtar në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, ka bllokuar produktet të cilësuara si ndihma humanitare me origjinë nga Mali i Zi dhe me destinacion Durrësin pas tërmetit. Produktet janë bllokuar për arsye se në momentin e hyrjes në vendin tonë u kishin mbetur pak ditë nga skadenca.
"Pas kontrollit fizik të bërë nga Trupa Inspektuese, këto produkte ushqimore: caj “SOLA” me afat përdorimi datë 04.03.2020, Lëng Frutash me afat përdorimi datë 29.02.2020, Konfleksa “Bebivita” me afat përdorimi datë 26.02.2020, rezultuan në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit Nr 250 datë 29.07.2011 Pika 1 dhe 2 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” pasi në momentin e hyrjes në territorin e Shqipërisë produktit i kishte mbetur me pak se gjysma e jetëgjatësisë së tij (Afatit të përdorimit) të deklaruar në etiketë. Për rrjedhojë këto produkte ushqimore do të kthehen në vendin e origjinës, në Mal të Zi, me dakortësi edhe të subjektit importues" thuhet në njoftimin e AKU-së.
Shume gabim ne keto ushqime te skadume i kena hanger qe ne 91 kur ka hy demokracia.
Përgjigju