Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar menjëherë pas denoncimit në mediat sociale për kushtet e papërshtatshme higjieno-sanitare, në të cilat ushtronte aktivitetin një restorant kinez në rrugën “Jordan Misja”, pranë Liceut Artistik në Tiranë, i cili ishte në proces restaurimi.
Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tiranë, pasi kanë kryer inspektimin dhe konstatuar që ky subjekt restorant ushqim kinez, kryente veprimtarinë e tij jashtë çdo kushti higjieno-sanitar, kanë marrë masën e menjëhershme të bllokimit të tij.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon të gjithë qytetarët, median sociale dhe atë vizive, të cilët bashkëpunojnë për të arritur qëllimin për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë, duke apeluar në mënyrë të vazhdueshme që të denoncohet pranë Portalit online të AKU “Inspektori Dixhital” për çdo problem dhe shqetësim në lidhje me sigurinë ushqimore.
[gallery]22999[/gallery]
(N.M/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO