Të gjitha bimët dhe produktet bimore që importohen nga jashtë, fillimisht do të kontrollohen në pikat kufitare nga AKU, me synim parandalimin e futjes në Shqipëri të sëmundjeve e parazitëve të ndryshëm. Kjo masë është parashikuar në ndryshimet e propozuara nga Ministria e Bujqësisë në ligjin për mbrojtjen e bimëve.
“Synohet që monitorimi dhe kontrolli i sëmundjes dhe dëmtuesve për bimë të caktuara që importohen apo eksportohen të bëhen në mënyrën e duhur dhe të dokumentohen masat. Kemi parasysh që kur flasim për importet kontrolli i parë të bëhet në pikën kufitare dhe në raport me protokollet e përcaktuara të merren masat përkatëse. Po aq e rëndësishme është edhe se çfarë ndodh në nivel ferme, pra të minimizojmë të përhapjen e sëmundjeve”, u shpreh drejtori i politikave të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore në Ministrisë së Bujqësisë, Irfan Tarelli.
Një masë e tillë sipas drejtorit të përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë Irfan Tarelli është e rëndësishme edhe për produktet që ne eksportojmë pasi janë më të sigurta.
“Shqipëria është një vend që ka një dinamikë për importin e produkteve bujqësore për materialin mbjellës, por edhe për eksportin e tyre. Publiku është në dijeni që sasitë e eksporteve janë rritur në mënyrë të ndjeshme”, tha Tarelli.
Këto ndryshime ligjore që pritet të minimizojnë përhapjen e sëmundjeve tek bimët në vend, janë pozitive edhe për fermerët thotë Tarelli.
Përfituesi i drejtpërdrejtë është fermeri në këtë rast pasi sëmundja apo dëmtues shfaqen në moment kultivimi por jo vetëm dhe nëpërmjet përmirësimit të këtyre masave krijohet mundësia që fermeri të minimizojë dëmet dhe humbjet në nivel ferme”, u shpreh për Report TV Tarelli.
Projektligji me të gjitha këto ndryshime është depozituar në kuvend dhe pritet që të shqyrtohet në komisionet parlamentare.
I.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 1115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet
21 Dhjetor, 14:34
-
Murtaja Afrikane e Derrave në Shëngjin, del nga karantina pas 21 ditësh zona e Malit të Rrencit! Ministria: Nga 25 nëntori s'ka asnjë rast të ri
16 Dhjetor, 15:31
-
Nafta për fermerët, deri në fund të gushtit subvencioni arriti 3.9 milionë euro
5 Dhjetor, 07:50
-
Ministria e Bujqësisë: Nuk ka raste të reja të gripit të shpendëve, aktiviteti tregtar i rikthehet normalitetit
19 Nëntor, 15:56
-
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë person i prekur! Gjatë fundjavës u monitoruan 2304 ferma me rreth 97 mijë shpendë
4 Nëntor, 09:36
-
Buxheti për Bujqësinë rritet vetëm me 6,7 milionë euro më 2025-ën, në rënie financimi i huaj
3 Nëntor, 16:47
-
Zbulohet vatër e gripit të shpendëve në Tiranë! Ministria: Vatra u karantinua! Ndalohet lëvizja e shpendëve nga fermat Vorë dhe Kamëz
2 Nëntor, 09:28
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor, 16:21
-
Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar
27 Shtator, 22:26
-
Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët! Sektori më i nënfinancuar punëson mbi 565 mijë persona
21 Shtator, 07:44
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator, 12:21
-
Denaj në Komisionin për Ekonominë dhe Financat: Prodhimi organik, prioritet për të ardhmen e bujqësisë shqiptare
16 Shtator, 12:01