AKU kontrolle në 522 subjekte
155 gjoba dhe paralajmërime
Në javën e parë të muajit nëntor Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë një aksion të gjerë në të gjitha qarqet e vendit
TIRANE – Në javën e parë të muajit nëntor Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë një aksion të gjerë në të gjitha qarqet e vendit. Inspektorët e AKU-së, kanë kryer kontrolle në dyqanet e mishit, në Fast-Food, tek zgarat e qofteve, te subjektet që tregtojnë pije jo alkoolike, si dhe në shumë biznese të tjera.
Nga 522 kontrollet e kryera deri në datën 11 nëntor janë marrë 155 masa paralajmërim për bllokim dhe gjobë për subjektet të cilat nuk plotësonin kushtet për sigurinë ushqimore.
Gjithashtu pjesë e kontrollove janë edhe produktet që vijnë nga jashtë, të cilat nuk kanë etiketën në gjuhën shqipe. Për këtë arsye në qarkun e Tiranës janë vendosur gjoba ndaj disa produkteve si birrë, oriz etj, të cilat nuk kanë etiketën e notifikuar në gjuhën shqipe.
Përgjatë një jave në qarkun e Tiranës janë kryer 152 inspektime, kryesisht në markete, tregje ushqimore, restorante, Bar-Kafe etj. Nga këto inspektime janë marrë masa me gjobë për 11 subjekte, në masën 510.000 lekë.
Gjithashtu janë paralajmëruar 33 subjekte të tjera, të cilat nuk plotësonin kushtet për sigurinë ushqimore. 17 gjoba janë vendosur për subjektet që tregtojnë produkte të cilat janë të importuara, por nuk kanë etiketën në gjuhën shqipe. Ndërkohë në qarqet e tjerë janë kryer 370 inspektime.
Në prag të festave të fundvitit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të shtojë kontrollet, duke qenë se rritet konsumi i qytetarëve. Kontrollet do të shtohen në të gjitha Drejtoritë Rajonale, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me ushqimet.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.5%
-
Jo
41%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5624
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Spiropali-emigrantëve: Regjistrohuni për të votuar, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat, por edhe për votën tuaj
11 Janar, 11:21
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43