Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion për kontrollin e të gjitha subjekteve “Fast Food”e ku pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorët ka pezulluar 1 subjekt dhe ka paralajmëruar 10 të tjerë.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Dritan Sejko, janë kontrolluar “Fast Food-et”, pranë shkollave dhe në të gjitha zonat e tjera. Nga këto inspektime, janë marrë masa pezullim aktiviteti, paralajmërim për pezullim, si dhe gjoba deri në 300 mijë lekë. Qëllimi i këtyre inspektimeve ka qenë matja e nivelit të komponentëve polarë në vajin që përdorin subjektet.
TiranëNë qytetin e Tiranës janë inspektuar dhjetra subjekte, ku është marrë masa, gjobë 300 mijë lekë ndaj një “Fast-Food”-i, për shkak se niveli i komponimeve polare në vajin që përdorej për skuqje ka qënë 35, nga 25 që lejon ligji. Gjithshtu, janë parlajmëruar 5 subjekte të tjera, për mungesë dokumentacioni të ambalazhit dhe mosrinovim i Librezës Shëndetësore. Në “Fast-Food”-et, e tjera që ndodhen pranë shkollave, vaji ka qënë brenda normave të lejuara.
FierNë qarkun e Fierit janë marrë masa paralajmërim për 6 subjekte “Fast-Food”, si dhe është pezulluar aktiviteti për një tjetër. Pezullimi është bërë, pasi ambjentët kanë qënë të palyera, pa pllaka, si dhe vaji ka qënë mbi normat e lejuara.
DurrësNë qarkun e Durrësit janë kontrolluar 16 “Fast Food”-e, ku janë marrë masa parlajmërim për dy subjekte. Niveli i vajit është matur në të gjitha këto subjekte dhe ka rezultuar brenda normave të lejuara.
Autoriteti Kombëtar i ushqimit do të vijojë aksionin për kontrollin e të gjitha subjekteve “Fast-Food”, në mënyrë që të plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj. AKU do të marrë masa pezullimi, për çdo subjekt, i cili nuk garanton sigurinë ushqimore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton qytetarët, që të denoncojnë çdo abuzim nga ana “Fast Food”-ve, por edhe nga çdo subjekt tjetër, i cili nuk garanton sigurinë e ushqimeve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.3%
-
Trump
48.3%
-
S'kam mendim
3.4%
Vota total: 8759
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Qëndroni në radhë', Donald Trump thirrje votuesve republikanë: Demokratët radikalë komunistë duan që ju të shkoni në shtëpi! Sot, dita më e rëndësishme
5 Nëntor, 16:03
-
Barack Obama apel qytetarëve amerikanë për të mbështetur Harris: Një grusht votash mund të jenë vendimtare
5 Nëntor, 16:02
-
Renditja/ Besa dhe Flamurtari barazojnë 0-0, plas grushti mes tifozëve në 'Arena Egnatia'! Dy skuadra bashkëkryesojnë Kategorinë e Parë
5 Nëntor, 15:53
-
Mund të duhen 10 minuta për ta plotësuar, si duket fleta e votimit në SHBA
5 Nëntor, 15:43
-
SHBA/ Agjencitë federale thonë se Rusia dhe Irani po shtojnë përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet amerikane
5 Nëntor, 15:26
-
Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë
5 Nëntor, 15:19
-
Koreja e Veriut kryen një provë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi
5 Nëntor, 15:16
-
Shqipëria mikpret Ministerialin e Mbrojtjes për Europën Juglindore
5 Nëntor, 15:16
-
Zgjedhjet në SHBA, ku po i presin rezultatet Harris e Trump dhe festat që po organizojnë
5 Nëntor, 15:07
-
Policia firmos marrëveshje me postën shqiptare për goditjen e terrorizmit e kontrabandës së mallrave
5 Nëntor, 14:59
-
VIDEO/ Futet në minutën e 82-të dhe përmbys ndeshjen, si heroi Wilson i dha tri pikë Fulhamit në Premier League
5 Nëntor, 14:52
-
Pamje nga kamerat e sigurisë/ Si u vodh 'Range Rover Sport' që u përdor në atentatin e Shkodrës
5 Nëntor, 14:34