AKU kontrolle nga veriu në jug, 'pastrohen' fast food-et dhe dyqanet që shesin pranë shkollave

AKU kontrolle nga veriu në jug, 'pastrohen' fast food-et dhe dyqanet që shesin pranë shkollave

Foto ilustruese

Pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në Postribë ku u helmuan rreth 60 fëmijë nga ushqimet Fast Food që kishin konsumuar në Fast Food-in pranë shkollës, AKU njofton se ka nisur një kontroll në të gjitha dyqanet në afërsi të shkollave për të kontrolluar cilësinë e ushqimit që ata shesin. AKU njofton se janë kryer gjithsej  272 kontrolle zyrtare, për periudhën 16 shtator-09 tetor 2019, ndërsa ka bllokuar një sasi e madhe mishi dhe shumë subjekte janë kapur në shkelje të rënda.

NJOFTIMI I PLOTË I AKU

Në përmbushje të qëllimit për mbarëvajtjen e “Vitit të Ri Shkollor 2019-2020” nëpërmjet garantimit të Sigurisë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime rigoroze në të gjithë territorin e vendit në subjektet që ushtrojnë aktivitete në afërsi (brenda) institucioneve (para)shkollore, subjekte ku përfshihen grupe të veçanta, si: kopshte, shkolla dhe çerdhe. Kështu, gjatë periudhës 16 Shtator-09 Tetor 2019, nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

Janë realizuar 272 kontrolle zyrtare në ambientet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor (fast-food, piceri, byrektore, magazina dhe kuzhina në kopshte, çerdhe dhe shkolla, markete etj.),

Referuar kontrolleve zyrtare, përgjigjeve të raport-analizave, apo rasteve kur është konkluduar se produkti është i pasigurt për konsum njerëzor, është vendosur masa administrative “Bllokim produkti” për 77.8 kilogram produkte ushqimore (sallam, dhallë, byrek etj),

Janë vendosur 104 masa administrative “Paralajmërim”, 4 masa administrative “Ndërpreje aktiviteti” dhe 14 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,010,000 lekë.

Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me: tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesën e planit të vetëkontrollit, kushtet higjeno-sanitare të papërshtatshme, mungesën të librezave shëndetësore, mosrealizimin e detyrave të lëna, tregtimin në kushte të papërshtatshme etj.

Përsa i përket masave të marra nga Drejtoritë Rajonale të AKU në qarqe, vërehet se:

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë janë kryer 78 inspektime, është vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerën totale prej 400,000 lekë, 50 masa administrative “Paralajmërim” dhe 1 masë administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Elbasan janë kryer 48 inspektime dhe janë vendosur 11 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastër janë kryer 28 inspektime, ku janë marrë 10 mostra për kryerjen e analizave laboratorike,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë janë kryer 23 inspektime, ku nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër janë kryer 22 inspektime, janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale prej 800,000 lekë, 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe 1 masë administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Lezhë janë kryer 16 inspektime, janë vendosur 2 masa administrative “Cjobë” me vlerën totale 800,000 lekë, 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe 2 masa administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Berat janë kryer 16 inspektime, janë vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerën totale 50,000 lekë dhe 10 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Fier janë kryer 14 inspektime, janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 510,000 lekë dhe 4 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale Durrës janë kryer 9 inspektime, janë vendosur 2 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 450,000 lekë dhe 5 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë janë kryer 8 inspektime dhe janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale Kukës janë kryer 6 inspektime dhe janë vendosur 3 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Dibër janë kryer 4 inspektime, ku nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e njëpasnjëshme në të gjithë vendin për të garantuar Sigurinë Ushqimore, duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të fëmijëve, duke siguruar kështu vijimin e një viti të mbarë shkollor.

lajm në përditësim...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë