TIRANE- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dje 43 subjekte ushqimore në tregun e ish-Uzinës Dinamo në Tiranë. Sipas drejtorit të AKU për Tiranën këto subjekte jo vetëm që nuk plotëson kushtet higjeno-sanitare, por në shumë prej tyre mungonte dokumentacioni ligjor. Nga ana tjetër janë gjobitur me dhjetëra subjekte të tjera. Aksioni u shpreh drejtuesi i AKU-së për Tiranën do të vazhdojë edhe në tregjet e tjera të vendit. “Janë vënë re shumë pajisje pa dokumentacion përkatës me regjistrimin në QKR, ne organet tatimore.
Gjë që e ka shumë të vështirë edhe kontrollin e dokumentacionit të tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk plotësojnë kushtet e kërkuara nga AKU, dhe ne menjëherë kemi marrë menjëherë masën për mbylljen e aktivitetit për 43 subjekte" tha Taulant Kalo, drejtor i AKU-së për Tiranën. Përballë kësaj situate problematike që vë në risk shëndetin e popullatës, prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi ka ngritur një task-forcë që do të monitorojë sigurinë që ofrojnë tregjet në kryeqytet. Kësaj task-force i është bashkuar edhe Bashkia e Tiranës.
“Kjo task-forcë e përbashkët synon pa diskutim parandalimin e mungesës së theksuar të kushteve higjeno-sanitare, tregtimit të ushqimeve pa temperaturat e nevojshme frigoriferike, shitjen e ushqimeve pa etiketimin e nevojshëm të afateve të evidentimit të produkteve si dhe mangësitë e dokumentacionit të produktit" tha Sadi Vorpsi, prefekt i Tiranës. Po kështu, edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo ka dhënë mbështetjen e tij për këtë nismë, ku ka garantuar se bashkia do të jetë në mbështetje për të zgjidhur situatën. Probleme të mëdha nga monitorimet e AKU-së në Tiranë janë konstatuar edhe në tregun pranë ish-Shkollës Teknologjike. Shumë prej subjekteve nuk plotësojnë kushtet higjeno sanitare.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com