AKU në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, kanë sekuestruar rreth 500 koli djathi bebe dhe danez të cilave u ishte ndryshuar data e skadencës.
Kjo sasi ushqimesh është sekuestruar gjatë një operacioni të befasishëm në një pikë grumbullimi që kryente fallsifikimin e datave të produkteve ushqimore në Bathore.
Sipas burimeve të A1Report, furgoni që transportonte produktet kishte një sasi me shumllojshmëri produktesh të cilave do tu ndryshohej data për t’u hedhur më pas sërish në treg.

Shpresa Pira pronare e ambientit në të cilin u gjetën ushqimet e skaduara të cilave u ndryshonin datat e skadencës e më pas i rihidhnin në treg është arrestuar ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim.
Ndërkohë Anxhelina Kukaj ishte administratore e kompanisë “Infood” dhe aktualisht po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për falsifikim të produkteve ushqimore.
Firma që importonte këto produkte të cilave u kishte kaluar data e skadencës u verifikua nga mjeti i tyre transportues.
Ky është rasti i dytë i kapjes në flagrancë të firmave që falsifikojnë produkte ushqimore për ti hedhur më pas ato sërish në treg.
Në krye të aksionit ka qenë vetë kreu i AKU Taulant Kalo.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com