TIRANE- Prej 25 nëntorit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron kontrolle të vazhdueshme në operatorët e prodhimit, tregtimit të bukës. Vëmendja përqëndrohet sidomos tek ambalazhimi i saj dhe AKU ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme në këta operatorë të biznesit të ushqimit.
Referuar problematikave të evidentuara, është përgatitur dhe një urdhër i veçantë i Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Z.Afrim Bakaj, i cili ka filluar nga zbatimi që më datë 25.11.2013 dhe do të zgjasë deri më 25.02.2014. Pas tre muajsh pritet që AKU të japë dhe rezultatet e inspektimit.
Objekti i këtyre inspektimeve do të jetë kontrolli mbi kushtet e pёrgjithshme dhe specifike tё higjenёs, ambalazhimin dhe etiketimin, standardet e përdoruara për prodhimin e bukës, lëndët e para, aditivët dhe ngjyruesit e përdorur, si dhe dokumentacionin shoqërues.
AKU vlerëson se ka një përmirësim në lidhje me ambalazhimin dhe etiketimin e bukës.
“Përdorimi i ambalazhit të përshtatshëm (të certifikuar) për të qenë në kontakt me ushqimin, mbetet detyrim ligjor i operatorëvë të biznesit si dhe objekt i rëndësishëm i kontrolleve të inspektorëve të AKU-së.
Ambalazhi plastik është vërtetuar si ndotës shumë i rrezikshëm i ambjentit. Nga ana tjetër, ky ambalazh është ndotës, kur ndodhet në kontakt me ushqimin, në rastin konkret kur është në kontakt me bukën. “- thuhet në njoftimin për shtyp të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Ndërgjegjësimit të Konsumatorit
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com