Akulli dhe mjegulla 'pushtojnë' Korçën, 20 persona paraqiten me fraktura në urgjencë (VIDEO)

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur qytetin e Korçës të mbuluar nga mjegulla dhe në prezencën e akullit. Temperaturat e ulëta kanë favorizuar krijimin e akullit ne rruge çka ka  bërë që vetëm ditën e sotme në spitalin e Korçës te paraqiten 20 persona me fraktura të ndryshme.

Sipas kryeinfermierit te urgjencës Korçë, Elton Koleci ngricat në rrugë kanë krijuar probleme dhe si pasojë e kësaj janë paraqitur 20 raste në urgjence. 2 nga këto raste kane pasur fraktura të theksuara dhe për këtë ato janë nisur drejt Tiranës ndërkohë që një tjetër vijon të trajtohet në kushte spitalore në Korçë.

"Kemi 20 raste te paraqitura sot ne spital 2 prej te cilëve janë transportuar drejt Tiranes pasi kanë pësuar fraktura te theksuara." tha Koleci.

Rastet e tjera kane marre ndihmën e nevojshme dhe me pas janë larguar. Tani gjendja është e qetë, fluksi i pacienteve ka qenë rreth orës 9:00 të mëngjesit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh