Akulli që përdorin lokalet me fekale
ISHP kontrolle në gjithë subjektet

Akulli që përdorin lokalet me fekale<br />ISHP kontrolle në gjithë subjektet
Të gjitha lokalet e kryeqytetit do ti nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror. Sipas Valbona Bara inspektore e ujit dhe sanitetit pranë ISHP ky kontroll do të kryhet pasi nga një inspektim rastësor në lokalet e kryeqytetit, në 7 prej tyre ka rezultuar se akulli i përdorur është i ndotur me fekale. 

Ndotja me streptokok fekal sipas biologes Bara shkakton probleme në sistemin imunitar të konsumatorit. Megjithatë zonja Bara sqaron se ndotja e akullit nuk shkaktohet gjithmonë nga ndotja e rrjetit të ujit.

Për lokalet në të cilat rezultatet e analizave të ISHP kanë rezultuar positive në praninë e fekaleve Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror do të marrë masa, ndërsa bëjnë me dije se kontrollet do të jenë edhe më të imtësishme për çdo subjekt.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje