TIRANE- Në rekursin e dorëzuar në Gjykatën e Lartë, prokuroria evidenton dhe një fakt tjetër që tre javë më parë u denoncua nga gazeta “Shqiptarja.com”. Sipas akuzës në trupin gjykues që liroi Adrian Fullanin ka qenë dhe gjyqtari Agim Bendo.
Ky i fundit rezulton të jetë mik me kryeinventarizuesin e arrestuar Gentian Jahja, i cili ka qenë nën hetim së bashku me Ardian Fullanin për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Përpos kësaj në rekurs nënvizohet fakti se Jahja është mbrojtur nga avokatët Maks Ostreni dhe Boiken Bendo, ku ky i fundit rezulton të jetë djali i gjyqtarit të Apelit Agim Bendo.
Sipas rekursit që prokuroria e Apelit ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë, në këtë gjykim gjyqtari Bendo duhej të dorëhiqej, duke pasi kishte konflikt të hapur interesi.
/Shqiptarja.com