Akuza do të thërrasë në
pyetje Spiro Kserën

Akuza do të thërrasë në<br />pyetje Spiro Kserën
TIRANE- Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se ish-ministri kishte dijeni për çfarë ka ndodhur

 Pas arrestimit të dy ish-zyrtarëve të dikasterit të Punës e Çështjeve Sociuale dhe shpalljes në kërkim të dy ish-funksionarëve të tjerë të Kserës, nga hetimet e Prokurorisë në dokumentin e siguruar nga "A1Report" rezulton se ish-ministri Ksera kishte dijeni për çfarë ka ndodhur.

Sekretari i përgjithshëm, Murat Mehmeti më dt.30 prill i kishte dorëzuar një raport ministrit për procedurat e ndjekura për tenderim dhe po në atë datë, në emër të ministrit, firmoste kontratën me një nga tri kompanitë. Burime nga organi i akuzës për "A1Report" bëjnë me dije se hetimet janë ende të hapura, ku dhe vetë ministri Ksera mund të thirret për t'u marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Për të katër drejtuesit e Ministrisë së Punës, të akuzuar për korrupsion, Gjykata e Tiranës ka lënë sot në fuqi masat “arrest me burg”. Dy prej të arrestuarve dolën para gjykatës: ish – shefi i Financës Ilir Ibrahimi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm Besnik Dema. Ibrahimi nuk pranoi të flasë, ndërkohë që avokati kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, ç’ka u kundërshtua nga prokurori. Ndërsa Dema kërkoi të lirohet, duke pretenduar se procedurat e tenderit janë në zbatim të ligjit dhe rregullores.

Dy të akuzuarit e tjerë janë shpallur në kërkim. Ata janë: Kleves Bitro, ish-Drejtori i Kabinetit dhe Murat Mehmeti. Sipas prokurorisë, zyrtarët e Ministrisë akuzohen për “falsifikim të dokumenteve” pasi kanë paracaktuar një tender prej 20 milionë lekësh për një sport televiziv, i cili nuk është realizuar asnjëherë.
Praktika e dhënies së një grupi të vogël subjektesh paratë e buxhetit është parë edhe raste të tjera. Pesë kompani me lidhje shumë afër pushtetit garuan edhe për të për fituar tenderin 1 milionë euro të 3 koncerteve festive të datës 28 nëntor 2012 në Tiranë. Ishin të njëjtat kompani që vazhdimisht ndanë fondet qeveritare për organizimin e eventeve të ndryshme.

Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin