Avokati Beqiri: Ervis Martinaj nip i Liri Berishës, policia s’guxonte ta prekte! E mbronte ish-kryeministri

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri hedh akuza të forta për lidhje mes bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj me Sali Berishën. I ftuar në Report Tv, Beqiri thotë se Ervis Martinaj është nip i Liri Berishës, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Beqiri tha se Ervis Martinaj ka pasur mbrojtjen e Sali Berishës. Avokati thotë se Martinaj ishte kreu i një prej organizatave m ëtë fuqishme që ëhstë goditur nga SPAK, ndërsa shton se atë policia nuk kishte guxim ta prekte.

Sa i takon operacionit të SPAK Revanshi, ku u lëshuan 50 urdhër arreste, Beqiri thotë se shumica e këtyre kriminelëve kanë lidhje me PD.

“Kryesisht kanë bashkëpunuar me PD, ata i përkasin shumica e tyre. Martinaj ka vepruar si kreu i kësaj organizate nga më të fuqishmet, por edhe më të paprekshmet. Ka patur suport mbrojtje politike, duke qenë nipi i Liri Berishës. Duke patur mbrojtjen e Berishës ai s’ka pyetur ndonjëherë për ndonjë organ në Shqipëri, qofshin të policisë, para tij dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, s’ka mundur ta prekë qoftë edhe kur është ditur se ca veprash penale ka kryer. Organizatat e tjera kanë treguar veten se e mbanin shumë pak në burg dhe e nxirrnin”, tha Beqiri për Report Tv.

Nga ana tjetër, Avokati Redi Ramaj thotë se këto grupe kriminale janë përdorur nga të dyja kahet e politikës.

“Në momentin që kemi një ish deputet të PS, lidhjet deri diku na çojnë me pushtetin. Bandat kriminale i kanë përdorur të dyja krahët, politika nga të gjitha anët. Këto lloj bandash me forcimin që u pa edhe nga dosja që nxori SPAK, kanë arritur të blejnë qoftë policë, qoftë politikanë dhe kanë arritur deri në nivele që i kanë përdorur këta njerëz. Përveç hasmërive, prishjes së pazareve, ka edhe gjakmarrje dhe situata të tjera të rënda që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe këtë dosje.

Fakti që njëri apo tjetri personazh mund të kenë pasur lidhjet e tyre, duhet të na shqetësojë se si këta kon punonjës police, i përdornin. Jemi në një shtet ku nuk kemi pasur një strategji për të luftuar krimin e organizuar. Është forcuar shumë dhe është e vështirë, se di a do ia dalë SPAK dhe GJKKO. Do jetë e vështirë që vetëm ajo të luftojë krimin, se vetë dumani tha se s’kemi besim te polica se mendon se na dekonspirojnë dhe bashkëpunojnë me organizatat kriminale”, tha Ramaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Operacioni i SPAK, avokati Beqiri: Do zbardhin vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit Skerdilajd Konomi

 

Avokati Idajet Beqiri, duke folur në Report Tv për operacionin e SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale, thotë se anëtarët e arrestuar kanë informacione për vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit në Vlorë, Skerdilajd Konomi.

Beqiri thotët se pritet të ketë të penduar të drejtësisë që do çojnë më pas edhe në zbardhjen e këtyre dy vrasjeve të bujshme.

Idajet Beqiri: SPAK duhet të jetë konseguent në atë që ka nisur. Nuk i ka arrestuar kot, se pa ekzistuar dyshimi i arsyeshëm dhe pa e mbushur dyshimin prova të arsyeshme për të dhënë masën arrest me burg, në këtë linjë duhet të vazhdohen hetimet. Duhet të punojë SPAK, se i ka të gjitha mjetet ia ka dhënë ligji që i favorizojnë punën e SPAK për të bërë të penduar të drejtësisë. Kur bëhet fjalë për krime kaq të rënda, çfarë pritet dhe çfarë kërkojmë të na japin. Kërkojmë të na japin, se direkt ose indirekt ata dinë për vrasjen e Santos, gjyqtarit Skerdilajd.

Arbër Hitaj: Kush di për vrasjen e tyre?

Idajet Beqiri: Kjo organizatë, se këtyre u është kërkuar ndihmë, o të ekzekutimit ose të ruajtjes së kontrollit dhe ambientit derisa është bërë ekzekutimi, qoftë edhe i Skerdilajdit, kush e ndiqte, kush i mori targat e makinës ku ndenji ai që e pa kur doli nga shtëpia e të tjera me radhë, prandaj janë organizatë kriminale, se kanë role të ndryshme. Nëse do realizojmë që të kemi të penduar. Duhet të kemi se duke ditur që këto vepra penale e kanë dënimin me burgim të përjetshëm, që të përfitojnë lehtësira që u jep ligji, ata mund të japin dhe do japin. Arrihet në një pikë që këta njerëz e shikojnë dhe vetë ata bëhen sa do pak të përgjegjshëm për të luftuar mëkatet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boli: 22/05/2024 10:38

    ndryshon totalisht shkema e grupeve Ndoka ne aleance me Dukajt dhe Bamin kunder grupit Martinaj

    Përgjigju
  • Ai: 22/05/2024 08:26

    O avukat Beqiri duhet nje e vertete a eshte nip ky apo jo se te gjith te tjerat vijne vet dihet se si ka vepru ky llum por immagino te jete edhe nip

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 21/05/2024 19:03

    Koka e kriminelve 34 vjeçar në Shqipëri dihet se ka kënë Sb.Ai kapi të tëra KYÇET E BISNESEVE & PRONAVE NË SHQIPPRI:Në lojrat e fatit,E.Martinaj,Në naftë R.Taçin,Në SHIK-B.Gazideden,Në polici A.Shehun & A.Kuliçaj,Në Prekurori Tik Llallën,Në gjykata Gjin Gjonët.TV-t i kapi 99 % që bë 2005. -B/Shortja Liria(Sllobodanka) me nënën MILICA jolonele e UZNO(UDB).Kjo mjaftoi që Sb të vihej në krye të vëbdit për ta SHKATËRRUAR ATË NË 1996,97,98,08,09,011 e deri SOT I SHPALKUR NON GRATA & SHPIF NGA KATI 8 DHE NUK E NGACMON KUSH..! EDHE AMERIKA PO TRËMBET PREJ TIJ. -Pa u futur në burg Sb dhe TABORRI TIJ-BANDË E ARMATOSUR NUK KA SHQIPËRI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja