Vokshi 'shpërthen' ndaj Bashës: Prerje në besë, na grabite faqen e Forumit të Gruas në Facebook! Tani e përdorë për propagandë, ktheje urgjentisht

Vokshi 'shpërthen' ndaj Bashës: Prerje në besë, na grabite faqen e Forumit të Gruas në Facebook! Tani e përdorë për propagandë, ktheje urgjentisht

Kryetarja në detyrë e Forumit të Gruas në PD

Kryetarja e Lidhjes së Gruas në Partinë Demokratike, Albana Vokshi, ka "shpërthyer" ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke e akuzuar se i ka prerë në besë dhe se i ka “grabitur” faqen zyrtare të LDGSH në Facebook. Ajo shprehet se tani që i është ndërprerë aksesi administratorëve të faqes po ashtu edhe asaj, ajo përdoret për të postuar propagandën e Lulzim Bashës, duke shtuar se shtiren si gra dhe ofrojnë në emër të LDGSH edhe sulmet që lidershipi aktual i bën forumit të gruas dhe gjithë anëtarëve të partisë.

Kryetarja në detyrë ka hedhur akuza të rënda ndaj Bashës, duke thënë se uzurpimi dhe përdorimi pa leje i logos dhe simboleve të LDGSH përbën vepër penale.

Vokshi shtoi se çdokush e ka të qartë që urdhëruesi është Lulzim Basha, i cili po tenton të "grabisë" çdo pushtet të partisë, duke e kthyer atë në pronë private. Ajo përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, i ka kërkuar Bashës rikthimin e aksesit të faqes së LDGSH dhe të ndalë sulmet në dinjitetin e mijëra grave demokrate dhe ndërhyrjet brutale në veprimtarinë e LDG-së.

Ky veprim nga ana e Bashës ka ardhur vetëm disa ditë pasi ka udhëzuar zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas.

" Uzurpim dhe prerje në besë -

Lulzim Basha grabit faqen në Facebook të LDGSH

Kohë më parë i kisha dhënë personit përgjegjës për Organizimin Dixhital të Partisë akses si administrator në faqen zyrtare të Facebook të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, me qëllim që të postonte direkt veprimtaritë e rëndësishme të PD-së.

Por, disa ditë më parë, faqa e LDGSH u “grabit” duke hequr nga administratore e çdo lloj aksesi gratë, përfshi dhe mua, që administronim faqen. Ky është një veprim i paligjshëm, tinzar prej besëpreri, duke shfrytëzuar mirëmbesimin që ju kishim dhënë për akses në faqen e LDGSH.

Tani që e kanë kanë grabitur atë, postojnë propagandën e Lulzim Bashës. Shtiren si gra, dhe ofrojnë në emër të LDGSH edhe sulmet që lidershipi aktual I bën forumit të gruas dhe gjithë anëtatarëve të partisë.

Ata që kanë ekzekutuar urdhërin e Lulzim Bashës, duhet ta dinin se grabitja e faqes së LDGSH, uzurpimi dhe përdorimi pa leje I logos dhe simboleve të LDGSH përbën vepër penale.

Cdokush e ka të qartë që urdhëruesi është Lulzim Basha, i cili po tenton të grabisë çdo pushtet të partisë, duke e kthyer atë në pronë private. I vetmuar në zyrën e tij, Zotit Basha ju dashka edhe faqja në Facebook e LDG-së për “të komunikuar” me gratë dhe demokratët që nuk mund t’i takojë dot.

I kërkoj z. Basha të urdhërojë urgjentisht rikthimin e aksesit të faqes së LDGSH e të ndalë sulmet në dinjitetin e mijëra grave demokrate dhe ndërhyrjet brutale në veprimtarinë e LDG-së.

LDGSH, si organizatë partnere e PD, distancohet nga propaganda e lidershipit të PD, e do vijojë veprimtarinë e saj në promovimin dhe përhapjen e vlerave themelore të një shoqërie bazuar mbi mbrojtjen e gruas dhe nga dhunimi e degradimi moral, si dhe evindetimin dhe propagandimin e vlerave tradicionale morale të familjes dhe gruas shqiptare", shkruan Vokshi.

=

B.K./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • denis: 13/11/2021 22:26

    Moj bxhelle a e kupton se cfar do te thote NON GRATA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot