Akuza:Frroku inskenoi atentatin
e Doshit, filmoi videon te 'Viva'

Akuza:Frroku inskenoi atentatin<br />e Doshit, filmoi videon te 'Viva'
TIRANE - Planifikimi i atentatit ndaj deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi në ambientet e lokalit “Viva” në zonën e ish-bllokut në kryeqytet ka qenë një inskenim i deputetit kristian demokrat Mark Frroku. Është ky konkluzioni i Prokurorisë së Përgjitshme e cila sic shprehet në akt akuzën e siguruar nga A1 Report, Doshi i kopjoi pamjet nga komjuteri i Mark Frrokut, i bëri publike në Facebook dhe i dorëzoi më tej në prokurori si provë për ekzistencën e atentatit ndaj tij.
 
Në tryezën e lokalit “Viva” të pranishëm ishin ish-kreu I Krimeve të Rënda Eugen Beci i transferuar në Elbasan, Fatjon Skënderi dhe Ylli Xhaxhollari.

Ka qenë Oficeri i policisë gjyqësore Arjan Muca i cili këto përfundime të hetimeve dhe aktet e ekspertimit të pajisjeve të sekuestruara në shtëpinë e deputetit kristian demokrat Mark Frroku pas arrestimit të tij, ja ka komunikuar këtij të fundit në ambientet e spitalit privat ku deputeti është shtruar pas problemeve me zemrën.
 
A1 Report siguron foton e sendeve të sekuestruara në banesën e Frrokut dhe bëhet fjalë për një orë me kamera regjistruese, një USB, një cd dhe një telefon.

sendet e doshit

Mësohet se në praninë e dy avokatëve Frroku ka mohuar pretendimet e prokurorisë duke mbajtur qëndrimin se ai nuk ka asnjë lidhje dhe nuk ka dijeni për atetnatin, gjë të cilën e ka shprehur dhe në prokurori.

I vetmi person nën akuzë deri në këto momente për inskenimin e atentatit është 36-vjecari nga Fushë-Kruja Durim Bami, ndërsa jo zyrtarisht prokuroria deklaron se të mërkurën që vjen hetimet do të mbyllen duke i komunikuar akuzë dhe dy deputetëve Doshi e Frroku.
 
 
Deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi ngriti pretendimin se ndaj tij dhe kolegut demokrat Mhill Fufi ishte planifikuar atentat me urdhët të kryeparlamentarit Meta. 

Frroku ne spital nga zemra, njihet me akt ekspertizen
Frroku u njoh këtë mëngjes nga prokurorët me aktin e ekspertizës. Mësohet se Frroku i ka qëndruar versionit të tij të parë rretha akuzave se nuk ka lidhje me atentatin ndaj Doshit dhe se nuk ka qenë ai personi që e ka lajmëruar për skenarin e pretenduar që po përgatitej për eliminimin fizik të deputetit të Shkodrës Tom Doshi.
 
Frroku u mor në pyetje në prani të avokatëve të tij mbrojtes në një prej siptaleve private në kryeqytet ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje në zemër. Gjatë marrjes në pyetje deputeti Frroku u njoh me procedurat e praktitës të ekspertimit një ditë pasi e njëjta procedurë u përdor edhe për deputetin tjetër Tom Doshi.

mark frroku

Deputeti kristiandemokrat akuzohet se në bashkëpunimin me Tom Doshin dhe Durim Bamin inskenuan vrasjen e deputetëve Doshi dhe Mhil Fufi.

Frroku ne burg per akuzat nga autoritet belge
Deputeti Frroku u shtrua pak ditë më parë fillimisht në spitalin e burgut, por me kërkesë të avokatit të tij me pretendimin se në spitalin në fjalë nuk ishin kushtet për kurimin e Frrokut, ai tashmë është transferuar në një spital privat ku edhe pritet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Deputeti Frroku fillimi u akuzua për inskenim të vrasjes së Doshit së bashku me këtë të fundit, por më pas ndaj tij u zbulua edhe akuza për vrasje që rëndonte prej vitesh në shtetin belg. Ai ndodhet nën masën e sigurisë të “arrestit me burg” dhënë nga Gjykata e Lartë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur