Akuza për sulme terroriste,shqiptari
dhe tre gjermanë para gjykatës
GJERMANI-Sipas prokurorit gjerman Horst Salzamann 27-vjeçari, Marco Gaebel, shtetas gjerman, është i akuzuar për vendosjen e një bombe, në një çantë sportive në stacionin kryesor hekurudhor në Bon, në dhjetor të vitit 2012. Bomba nuk ishte aktivizuar, por zbulimi i eksplozivit kishte shkaktuar alarm terrorist madhor dhe kaos të udhëtarëve në stacion, dy javë para krishtlindjeve.
GJERMANI-Katër persona të dyshuar si militantë islamikë, mes tyre një shqiptar kanë dalë para drejtësisë gjermane me akuzën se po ndërtonin një komplot për sulm me bombë në një stacion hekurudhor.
Sipas prokurorit gjerman Horst Salzamann 27-vjeçari, Marco Gaebel, shtetas gjerman, është i akuzuar për vendosjen e një bombe, në një çantë sportive në stacionin kryesor hekurudhor në Bon, në dhjetor të vitit 2012.
Bomba nuk ishte aktivizuar, por zbulimi i eksplozivit kishte shkaktuar alarm terrorist madhor dhe kaos të udhëtarëve në stacion, dy javë para krishtlindjeve.
“Ai donte të vriste një numër të madh njerëzish, duke përdorë mjete që kanë rrezikshmëri të lartë”, tha prokurori, Horst Salzamann, në sallën e gjykatës në Dizeldorf.
Avokatët mbrojtës kanë argumentuar se bomba ishte imitim. Por prokurori vazhdoi dhe më tej ndërsa theksoi se, 27 vjeçari gjerman kishte ndërtuar një celulë terroriste së bashku me Enea Buzi shtetas shqiptar 44 vjeç, Koray Durmaz, turko-gjerman 25 vjeç dhe Tayfun Sevim, shtetas gjerman 24 vjeç.
Ndaj katër të akuzuarve rëndon akuza e formimit të grupit terrorist si dhe vrasjes në masë. Tre të akuzuarit mund të dënohen me 15 vjet burg secili, ndërsa gjermani Marco Gaebel, përballet me burgim të përjetshëm.
Prokurorët kanë ftuar për të dëshmuar rreth 150 dëshmitarë dhe pritet të ketë mbi 55 seanca, pra seanca gjyqësore sipas ekspertëve mund të zgjasë dy vjet.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
61.7%
-
Jo
31.2%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 269
Lajme të tjera
-
SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar
3 Maj, 22:49
-
Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
3 Maj, 22:34
-
Si përfitojnë kompanitë me dy bilance? Ekspertët e ekonomisë japin alarmin: Pensionet të ulta sepse vidhet nga informaliteti
3 Maj, 22:31
-
VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve
3 Maj, 22:18
-
Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar
3 Maj, 21:58
-
Macron paralajmëroi për trupa franceze në Ukrainë/ Tajani: Nuk jemi në luftë me Rusinë
3 Maj, 21:51
-
‘Rozafati’, shfaqja teatrale e fëmijëve në Lezhë
3 Maj, 21:44
-
E Premtja e Zezë/ Fier, besimtarët ndjekin meshën e drejtuar nga Metropoliti Hirësia Nikolla në Katedralen e Shën Gjergjit
3 Maj, 21:35
-
‘25 virgjëreshat e Kim’/ Ja si përzgjidhen vajzat më të bukura për jetën e shfrenuar të diktatorit të Koresë së Veriut
3 Maj, 21:16
-
Besimtarët ortodoksë në Berat kremtojnë të Premten e Zezë! Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit
3 Maj, 21:15
-
Sekreti i Urës së Zogut që kushtoi më shumë se 680.000 franga ari! Esencë-Report Tv
3 Maj, 21:01
-
VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit
3 Maj, 20:46