Kryetari i bashkisë së Durrësit ka reaguar pas kërkesës që Basha i bëri Ramës për shkarkimin e tij duke e akuzuar për lirimin e Lulzim Berishës.
Vangjush Dako shprehet se akuzat e PD janë baltosje për emrin e tij, ndërsa Basha duhet të dijë që kjo procedurë është e zakonshme, pasi vetëm në 2016 perfituan 36 persona.
"Është baltosje e emrit tim dhe të Ramës nga Blushi dhe Basha. Basha duhet të dijë që kjo procedurë është e zakonshme se ka qenë edhe kryetar bashkie.
Përsa i përket punësimit të të burgosurve kemi një marrëveshje me Shërbimin e Provës.
Janë 36 persona që kanë përfituar referencë nga bashkia per vitin 2016.
Me ambasadën e SHBA dhe BE kemi marrëdhënie shumë të mira dhe besoj që nuk do të ndikohen nga këto deklarata për t'u distancuar nga ne" thotë Dako.
Ndërsa deklaron se e njeh Lulzim Berishën, pasi "kam 50 vjet që jetoj në Durrës, ai ka qenë sportist, biznesmen, unë e njoh si një nga qytetarët e Durrësit".
Ndërkohë që PD ka dërguar në Kryeministri kërkesën e firmosur nga deputetët dhe këshilltarët demokratë në Durrës për shkarkimin e Dakos duke e akuzuar se liroi Lul Berishën.
/Shqiptarja.com

VIDEO