Akuza për manipulim dhe shfrytëzim për lojë, Olta dhe Dea flasin hapur

Akuza për manipulim dhe shfrytëzim për lojë, Olta dhe Dea flasin hapur

Dea Mishel dhe Olta

Një debat mes Deas dhe Oltës nisi pas Prime-it të mbrëmshëm kur Deas iu duke e habitshme që aktorja qau aq shumë për Amosin duke e quajtur të tepërt dhe teatrale sjelljen e aktores. Dea ishte aq serioze në debatin e saj, saqë aludoi se Olta mund të ishte me skuadrën e Luizit kohët e fundi pasi sapo debatonte me të, sërish qeshte. Diskutimiu hap përsëri ditën e sotme ku Olta dhe Dean nisën të flisnin në prani edhe të banorëve të tjerë, të cilët gjithashtu dhanë opinionet e tyre.

“Kam qenë e ngarkuar dje dhe realisht mu duk sikur gjatë kohës që të thoja që nuk kam folur me të, sikur ti nuk je shqetësuar fare. Kur qave, thashë pse po qan kaq shumë, sepse mu duk sikur e ke injoruar. Mund të duket sikur e kam përdorur Amosin, por nuk e shpjegoj dot si ndihem” i thotë Dea-Oltës.

“Ai ta ka thënë si akuzë aty jashtë, e kishte si pikëpyetje. Ku e ke parë indiferencën time me Amosin, sepse ne kemi qëndruar shumë bashkë, e kam pyetur shumë herë për ju”, përgjigjet Olta.

“Doja ti riktheje pak humorin. Ty thjesht të duhej një njeri në lojë”, thotë Dea.

‘Unë me Amosin kam pasur vetëm marrëdhënie shoqërore këtu, i kam thënë disa herë jam me ty, kujt do që ti biem, përgjigjet Olta.

“Pse më duke se po e shrytëzon këtë moment për lojë, sepse këto pyetje të lindën kur jeni të treja në nominim. Ju flisni gjithë kohës, në momentin që ke një pikëpyetje ia thua” thotë Kiara

“Të thuash për Oltën që ato lotë ishin lotë krokodili, jam shumë i befasuar”, i thotë Armaldo-Deas.

“Mua më erdhi ky dyshim, sepse pasi qave, pak minuta më vonë, Luizi filloi të thoshte që është i lumtur. Ajo që nuk mu lidh mua që 10 minuta pasi qave ishe me Luizin duke qeshur”përgjigjet Olta.

“Ti e përdore Amosin për lojë. Te dasma, ai nuk erdhi për shkakun tënd. Ti nuk e mbrojte as në Prime, kur ai doli keq. Unë nuk të thashë gjë, u tërhoqa” përgjigjet Olta.

“Amosin nuk e kam përdorur. Të kërkoj ndjesë për të qarën. Kam parë aleancat e tua me Luizin. Kam kuptuar që shumë gjëra që ti i bën që duken miqësore dhe afrimiteti, janë manipulime” thotë Dea.

“Ti je këtu falë atij. Nëse ai nuk do të të kishte puthur te dushi, do jshe jashtë tani” i thotë Luizi.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!