I pandehuri Alex Kaçani, vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, i akuzuar për mashtrim ka këtë të enjte, datë 13 qershor seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës.

Ndaj tij rëndon një urdhër arresti nga Gjykata me masën e sigurisë "arrest me burg".

Gjykimi ndaj tij ka nisur që më 30 maj me gjyqtar Kastriot Gramshin, gjykim i cili u shty pasi i pandehuri nuk u paraqit në Gjykatë. Kaçani dyshohet të ndodhet jashtë Shqipërisë.