Zbulohen dokumentet/ Vëllai i Salianjit kontigjent kriminal në BE, ja 4 emrat e tij

Pak ditë më parë, Parlamenti holandez i kërkoi Komisionit Evropian të pezullonte liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që kryejnë krime. Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike nxitoi të shfrytëzonte kritikat e ardhura nga Holanda, duke e akuzuar edhe ajo qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ishte fajtore për emergjencën e kriminalitetit edhe nga emigrantët.

Ndër përfaqësuesit e Partisë Demokratike që janë shprehur publikisht kundër fenomenit të emigrantëve kriminelë ishte edhe Ervin Salianji, i cili kishte qenë protagonist edhe i skandalit të famshëm të “Babales”, me përgjimet e supozuara ndaj vëllait me nënë tjetër të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Salianji kërkoi shumë herë dorëheqjen e Xhafajt pikërisht për shkak të lidhjes familjare me Agron Xhafajn, të dënuar në Itali për trafik droge dhe vëlla nga nëna i ish-ministrit.

Por, një seri dokumentesh të zbuluar nga redaksia investigative e “Shqiptarja.com” tregojnë për herë të parë në mënyrë të pakundërshtueshme se ndërmjet emigrantëve shqiptarë që kryejnë krime dhe përbaltin imazhin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është pikërisht një vëlla i Ervin Salianjit, i dënuar në fillim në Britaninë e Madhe dhe më pas i dëbuar nga Gjermania për vjedhje, i cili, sipas Policisë, kishte edhe lidhje me një trafikant kokaine me origjinë nga Korça. Ish-deputeti i PD Ervin Salianji fillimisht ka mohuar në emisionin “Opinion” vëllain e tij nga nëna.

Ai ka debatuar me gazetarin Lorenc Vangjeli, i cili e pyeti a kishte Ervini një vëlla të dënuar jashtë Shqipërisë dhe me emër të ndryshuar. Salianji ka mohuar një gjë të tillë dhe ka qenë mjaft i ashpër dhe nervoz më pas, duke shkuar deri në kërcënime ndaj gazetarit.

E vërteta, vëllai i Salianjit me tre emra

Nga verifikimet e bëra pranë gjendjes civile në ish-komunën Lozhan, e cila është drejtuar për tre mandate nga babai i Ervinit, Bujar Salianji, rezulton se ish-deputeti i Bashës ka një vëlla nga nëna. Sipas të dhënave zyrtare, personi tani quhet Alex Kacani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervin Salianjit nga martesa e parë e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon. Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin dhe ka dy djem, një prej të cilëve Ervini. Në fakt, emri i vërtetë është Klodian Xhengo, por, për shkak të problemeve me drejtësinë në vendet e Evropës ku ka qëndruar për disa kohë, ai ka ndryshuar gjeneralitetet e tij në Alex Kacani. Ai ka ndryshuar edhe emrin, edhe mbiemrin, për të fshehur çdo gjurmë të dënimit të tij. Fillimisht ka ndryshuar mbiemrin nga Xhengo në Kacani, në komunën Gorë më 14.01.2005, ndërsa emrin në Bulgarec më 28.01.2005. Pra, emri i parë i tij është Klodian Xhengo, i dyti është Klodian Kacani, i treti është Alex Kacani dhe i katërti Ajet Kacani. Ndërkohë, nga një dënim në Irlandën e Veriut, ai rezulton me emrin Ajet Kacani.

Certifikata familjare

Sikundër provohen edhe nga dokumentet, edhe pse ish-deputeti demokrat është përpjekur që të fshehë vëllain e tij të madh, familja Salianji, sipas certifikatës familjare, përbëhet nga 5 persona, ku përfshihen çifti Bujar dhe Shegë Salianji, dy djemtë nga martesa e tyre Ervin dhe Xhenis Salianji si dhe djali tjetër, vëllai tyre Klodian Xhengo ardhur nga martesa e mëparshme e nënës së tyre Shega me Bujar Xhengon. Por me sa duket për shkak të problemeve me drejtësinë në vendet e Evropës ku ka qëndruar për disa kohë, ai ka ndryshuar gjeneralitetet e tij. Pikërisht e shkuara kriminale e të vëllait duket se ka detyruar ish-deputetin demokrat që, për hir të karrierës së tij politike, të shkojë gjer në mohimin e lidhjeve të gjakut me vëllain e tij, jo vetëm duke mos e përmendur, por gjer në mohimin e ekzistencës së tij.

Çertifikata e lindjes me emrin origjinal Klodian Xhengo dhe ajo familjare me të njetin emër 

Një seri dokumentesh të zbuluar nga redaksia investigative e Shqiptarja.com tregojnë për herë të parë në mënyrë të pakundërshtueshme se ndërmjet emigrantëve shqiptarë që kryejnë krime dhe përbaltin imazhin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është pikërisht një vëlla i Ervin Salianjit.

Emrat

Me sa duket, për shkak të problemeve me drejtësinë në vendet e Evropës ku ka qëndruar për disa kohë, vëllai i Salianjit ka ndryshuar gjeneralitetet e tij. Emri i parë i tij është Klodian Xhengo, i dyti është Klodian Kacani, i treti është Alex Kacani dhe i katërti Ajet Kacani.

Faksimile të çertifikatave të vëllait të Salianjit me emrin e ndryshuar nga Klodian Xhengo në Klodian dhe Alex Kacani

Marrëdhënia e Ervin Salianjit me vëllain e tij nga nëna

Ndonëse vëllezër nga nëna, duket se marrëdhënia e tyre me njëri–tjetrin nuk është shumë e mirë. Kjo për shkak të dënimeve që i vëllai i tij ka pasur në jo pak raste me drejtësinë, çka mund t’i rrezikonte edhe karrierën në politikë Ervin Salianjit. Në një intervistë të publikuar në media më 7 prill 2019, Salianji detyrohet të flasë për herë të parë për vëllain e tij dhe për marrëdhëniet që kanë. Duke mos dhënë shumë detaje për të, Ervin Salianji përpiqet që të shmangë pyetjen duke u përgjigjur se ato janë “gjëra personale”.

Këto janë gjëra personale, nuk besoj se i interesojnë publikut. Vihet në qendër të vëmendjes se si jetohet jeta e gjithsecili në privat, nuk besoj se do t’i bëj ndonjëherë publike. Ai është në jetën e tij, në punën e tij, me familjen e tij dhe me fëmijët e tij. Nuk jeton këtu, është emigrant, është tërësisht në punën e tij”, ka deklaruar Salianji.

Standardi i dyfishtë i ndjekur nga Salianji

Ish-deputeti Ervin Salianji ishte caktuar nga PD për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë. Por ndërsa ai është marrë me jetët dhe familjet e shumë prej kundërshtarëve të tij, familjarë të tij kanë probleme me ligjin. Mjafton të kujtojmë sulmet ndaj Taulant Ballës dhe Fatmir Xhafës dhe t’i krahasojmë ato me dënimet në disa shtete të vëllait të tij. I vetmi ndryshim është se Ervin Salianji është përpjekur që për hir të karrierës së tij politike, të mohojë ekzistencën e vëllait të tij. Salianji u investua fort duke sulmuar Fatmir Xhafajn për të vëllain, ndërsa në për rastin e vet, thotë se ‘këto janë gjëra personale’.

Si ndryshoi tërësisht identitetin e tij vëllai i Salianjit i ndihmuar nga njerku?

Ndryshimi i plotë i identitetit nga vëllai nga nëna i Ervin Salianjit ka ndodhur kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike, ndërkohë që kryetar komune prej tre mandatesh ka qenë edhe vetë babai i ish-deputetit demokrat. Nga dokumentacioni rezulton se Klodian Xhengo, biri i Bedriut dhe Shegës, i datëlindjes 20.07.1979, lindur në Lozhan, Korçë është vëllai i madh nga nëna i Ervin Salianjit, i biri i Bujarit dhe Shegës, i datëlindjes 16.01.1998, lindur më Zvarisht, Korçë. Por në moshën 26-vjeçare ai vendos që të fillojë edhe ndryshimet e emrit, ku në një periudhë rekord arrin që të ndryshojë emër, mbiemër, vendbanim, duke krijuar në këtë mënyrë edhe një identitet tërësisht të ri, çka e bën atë të pamundur për t’u gjetur edhe nga organet ligjzbatuese.

Me vendim nr. 3 datë 14.01.2005 Klodian Xhengo do të ndryshonte mbiemrin nga Xhengo në Kacani. Po në të njëjtën datë, pra më 14.01.2005 ka bërë ndarje familjare dhe ka kaluar më vete në regjistrin e Gjendjes Civile. Nuk ka kaluar shumë kohë, dhe 12 ditë më pas, pra më 26.01.2005 ka bërë transferimin në zyrën e gjendjes civile të ish-komunës Bulgarec (libri 8, fleta 18).

Me kalimin te zyra e re e Gjendjes Civile në Bulgarec, vetëm 2 ditë më pas, me procesverbalin nr. 11 datë 28.01.2005 ka ndryshuar emrin nga Klodian në Alex. Në këtë mënyrë kemi një ndryshim të plotë të gjeneraliteteve kyçe të tij, duke u shndërruar nga Klodian Xhengo në Alex Kacani.

Mbasi ka bërë këtë ndryshim të plotë të emrit dhe mbiemrit më 27.03.2008, ka bërë kalimin nga Gjendja Civile e komunës Bulgarec në gjendjen civile të ish-komunës Lozhan, Gorë, ku kryetar komune ishte Bujar Salianji, bashkëshorti i nënës së tij dhe babai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Krahas ndryshimeve të mësipërme shtetasi Klodian Xhengo alias Alex Kacani ka edhe një ndryshim tjetër të gjeneraliteteve të tij. Por kjo është një histori tjetër.

Dokumentet

Dy dënimet e vëllait të Salianjit në Britani dhe vjedhja në Gjermani

Si falsifikoi dokumentet në Britaninë e Madhe vëllai i Ervin Salianjit duke u hequr si kosovar. Bëri burg për mashtrim në Irlandën e Veriut. U dëbua nga Gjermani pas grabitjes me dhunë 

Ndonëse vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji ka ndryshuar në Shqipëri të gjithë të dhënat e tij personale, duke krijuar identitetin një personi tjetër, ai nuk është mjaftuar me kaq. Klodian Xhengo ose siç i thërrasin me emrin e ri Alex Kacani, ka bërë dokumente false, duke jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sikurse e faktojnë edhe institucionet britanike, mësohet se vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji është regjistruar dhe ka jetuar gjatë vitit 2006 në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të falsifikuara i njohur si Ajet Kacani i datëlindjes 10.02.1984! Pra jo vetëm me emër krejt tjetër, por edhe me datëlindje tjetër duke kryer hapur një vepër penale, atë të falsifikimit dhe të shkeljes së hyrjes në një territor, pa pasur dokumente.

Mashtrimi i Salianjit

Edhe pse gjithçka është e dokumentuar, ish-deputeti demokrat ka mohuar një fakt të tillë me shpresën për të shpëtuar karrierën e tij politike. Në intervistën e publikuar më 7 prill 2019, Ervin Salianji, i ka cilësuar shpifje dhe ka theksuar se ai nuk ka asnjë të afërm që ka problem me ligjin. “Janë shpifje të tmerrshme. Sa herë që unë kam qenë në aktivitet kanë prodhuar edhe akuza të tjera të pabaza për mua, për persona që unë nuk i njoh. Për çdo problem që ka çdo person i rrethit tim familjar, nëse do të kishin, qeveria bashkë me institucionet e tjera në kurriz do të kishte marrë masat. Unë nuk kam mundësi t’i ofroj mbrojtje asnjë familjari tim, qoftë i largët apo i afërm. Nëse do të isha ministër dhe një afërm i imi do të kishte probleme me ligjin do të isha i pari që do të merrte dënimin me ashpërsinë maksimale. Në dijeninë time të plotë nuk ka asnjë familjar i imi që ka probleme me ligjin”, ka deklaruar Salianji.

Dënimi nga autoritetet britanike

Ndonëse Ervin Salianji mohoi që vëllai i tij me tre identitete Klodian Xhengo, Alex Kacani apo Ajet Kacani, të ketë dënime, e vërteta është krejt ndryshe. Mbi të rëndojnë një sërë akuzash nga autoritetet e huaja të cilat jo vetëm që kanë ndaluar hyrjen por njëkohësisht e kanë shpallur edhe në kërkim. Mbi të gjitha ai rezulton se ka bërë edhe burg për krime që nga falsifikimi e deri tek mashtrimi dhe vepra të tjera të ngjashme.

Sipas të dhënave të autoriteteve policore të Mbretërisë së Bashkuar shtetasi shqiptar Klodian Xhengo nga komuna Gorë njihet me identitetet Alex Kacani, datëlindje 20.07.1979 (alias Klodian Xhengo, Klodian Kacani dhe Ajet Kacani i datëlindjes 10.02.1984). Me identitetin e fundit ky shtetas ka dy dënime penale në Mbretërinë e Bashkuar me referencë PNCID 06/211306W dhe CRO 166044/06W.

Burgu në Irlandën e Veriut

Vëllai i ish-deputetit demokrat duket se ka vuajtur dënimin edhe në burgjet britanike. Sikurse del edhe nga dokumentet e siguruara nga redaksia jonë, rezulton se Alex Kacani është dënuar për mashtrim dhe vepra të tjera të ngjashme që e ka shlyer me periudhën e paraburgimit. Mësohet se dosja ka referencën CRO 166044/06W më datë 19.04.2006 ku ka një dënim në Irlandën e Veriut për veprën penale: Mashtrim dhe vepra të tjera të ngjashme. Kryer me periudhën e paraburgimit.

Dënimi i dytë dhe deportimi

Vëllai i deputetit Salianji është shpallur i padëshirueshëm nga autoritetet britanike, madje ai ka edhe një dënim prej 9 muajsh si dhe urdhrin për t’u larguar nga ishulli. Me referencën PNCID 06/211306W më datë 11.07.2006 nga Gjykata e Middlesex Gh Crown, vëllai i Salianjit ka një dënim me 9 muaj burgim përfshi dhe procesin e rekomanduar të depërtimit. Dënimi me burg është dhënë për veprën penale të: “Falsifikim, mbajtja e dokumenteve të falsifikuara dhe vepra të tjera të ngjashme, akti 1981 s.5(1)”.

Grabitjet, si u dëbua nga Gjermania vëllai i Salianjit

Vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji rezulton me rekorde kriminale në shumë shtete të Evropës. Mësohet se krahas mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, vëllai i ish-deputetit demokrat ka të regjistruar në shtetet evropiane edhe krime të tjera sikurse është grabitja me dhunë dhe shkelja e kufirit.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto dokumente të publikuara nga redaksia jonë, rezulton se Klodian Xhengo ose siç njihet me identitetin e ri Alex Kacani, më 08.05.2017 në orën 13:10 mbi bazën e denoncimit të një punonjësi të dyqanit Knauber – Markt në Ahrweiler, është kapur në flagrancë nga ana e Policisë së Krimeve të zonës Mainz, në Gjermani duke vjedhur sende të ndryshme. Ai është larguar me vrap nga dyqani dhe është kapur në parkingun e makinave duke u ndaluar në zyrën e policisë së zonës.

Siç shënohet në regjistrat e policisë së landit, vëllait të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji nuk iu morën shenjat e gishtave, por ndërkohë ai është fotografuar për vjedhje me dhunë. Nga kontrolli i banesës, vëllait të ish-deputet demokrat Ervin Salianji ju gjetën edhe sende të tjera (artikuj kozmetike, orë dore dhe mjete të tjera) të cilat rezultonin të vjedhura në dy vendngjarje të tjera. Krahas procedimit për tre rastet e vjedhjeve me dhunë nga vet policia gjithashtu u bë kallëzim ndaj shtetasit Alex Kacani për veprën penale të shkeljes së rregullave të qëndrimit në vendet Shengen.

Dënimi

Vëllai i deputetit Salianji rezulton se ka bërë edhe burg për krime të ndryshme në Britaninë e Madhe që nga falsifikimi e deri tek mashtrimi dhe vepra të tjera të ngjashme.

Dëbimi

Vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji është dëbuar nga Gjermania pasi është kapur në flagrancë nga policia gjermane duke vjedhur në një dyqan. Nga kontrolli i banesës, iu gjetën edhe sende të tjera (artikuj kozmetike, orë dore dhe mjete të tjera) të cilat rezultonin të vjedhura në dy vendngjarje të tjera.

Forografia me të dhënat e vëllait të Salianjit

A ka ndihmuar Salianji vëllain duke i paguar garancinë 5 mijë euro në Gjermani?

Në një kohë që Ervin Salianji ishte i ngarkuar si koordinator për aksionin qytetar në PD, i vëllai i tij ia ka hedhur paq nga burgu falë një garancie pasurie të derdhur në gjykatat gjermane. Prokurori e Koblenzës ka regjistruar Çështjen Nr.2030/ Ks 33185/17. Për shkak të pagesës së garancisë pasurore në vlerën 5000 euro mbështetur në Kodin e Procedurë Penale Gjermane, prokurori ka vendosur të mos e dënojë me burg dhe ka urdhëruar që Autoritetet e landit ta përzënë nga territori i shtetit gjerman ku i ndalohet hyrja dhe me shënimin pa të drejtë hyrje në zonën Shengen.

Por kjo pagesë ngre pikëpyetje të shumta se si një person i cili dënohet për grabitje dhe vjedhje që nga orët e dorës e deri te kozmetika, arrin që të paguajë një garanci prej 5 mijë eurosh brenda një kohe të shkurtër. Pyetja që lind në këtë rast a mos është ish-deputeti demokrat Ervin Salianji që ka ndihmuar vëllain e tij duke i dhënë 5 mijë euro si garanci për ta shpëtuar nga burgu?

Njohja me narkotrafikantë

Sikurse rezulton edhe nga regjistrat e policisë gjermane, vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji ka pasur miqësi, madje kanë jetuar në një banesë edhe me trafikantë droge. Në një kohë që i vëllai I tij në Shqipëri Ervin Salinji denonconte parcelat me drogë përmes konferencave për media në PD, Klodian Bedri Xhengo, pra vëllai nga nëna, ka banuar në të njëjtën banesë me një shtetas shqiptar nga Korça, i cili ishte dënuar për posedim dhe shpërndarje kokaine.

Siç rezulton nga regjistrat policorë përkatës, në qytetin Ahrweiler, vëllai i ish-deputetit demokrat ka banuar një pjesë kohe të një shtetas tjetër shqiptar me inicialet Sh. A nga Korça i cili sipas policisë është proceduar penalisht dy herë për mashtrim (sikurse Klodiani), si dhe posedim e shpërndarje kokaine.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rrema: 23/04/2019 21:12

    E mor SALIUNUS do me mbulu m*tin me sh*rre, ti je familje kriminale se Lulit i pelqej e njerezit si ti...

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 23/04/2019 18:43

    Tashme eshte deshmuar sa here se per te qene ne PD duhet te jeshe kriminel dhe te behesh kamikaz i kryesise se PD-s,me keto epitete fiton imunitet te perjetshem siq kane fituar shume kriminel ne te kaluaren duke filluar nga lugati shaqa shaq qe torturoi dhe zhduki tersisht patriotin Remzi Hoxha,jane te shumte kriminel te tille qe kane vllezer ose baben ne kryesi te PD-s dhe per me keq ka shume te tille qe kane marre emra dhe dokumente ne kosove,e quditshme eshte se si ka mundur ta fiton nje dokument te tille vrasesi i Remzi Hoxhes ai far shaqa shaq kur dihet se atekohe kosoven e kontrollonte serbia,une e kam te qarte se si por quditem se si ka ftyre salianji te akuzoj ish ministrin Xhafaj nderkohe qe mbrone vllane e tij kriminel me kater emra siq ban edhe alibeaj per vllaun e tij qe poashtu eshte kapur ne gjermani me tre karta identiteti,shqiptare,nje greke dhe nje serbe,si ka mundesi qe dikush qe deklarohet "demokrat" dhe patriot te pranoi nje dokument serb e nje grek!!! Edhe kjo ka nje pergjigje,per te gjithe ata qe dyshojne mjafton ta kujtojne se kupola e PD-s kishte dhe mbase ka edhe sot kshilltar special nje kriminel lufte serbin fazlliq,prandaj kush dyshon se kupola e PD-s nuk eshte kriminele ateher le ta pyes veten se çfar eshte fazlliqi,shaqa shaq,salianji i vogel me kater emra,vllau i alibeajt e shume te tille qe kam takuar ne europe qe kane fituar azilin ose si truproje te sali bersihes e lul bashes ose si kosoavr me letra serbe,e te tillet sot i ke te gjithe ne burgje prandaj europa eshte lodhur me ta dhe e ka te qarte se kriminelet shqipatr kane nje organizate drejtuese qe quhet PD,e ne ate organizate pos dy kryetareve eshte edhe salianji,alibeaj,noka,paloka e shum te tjere mjerisht!

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 23/04/2019 18:01

    Hehehehe

    Përgjigju
  • Artur: 23/04/2019 15:01

    Ne fakt eshte interesante te hetohet nese parate e krimit kane finaciuar polikanin Salinji. Do te ishte interesante qe te hetohet deri ne fund kjo gje per te kuptuar nese krimi ka depertuar me te vertet nenivelet me te larta te jetes publike e politike te republikes.

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 23/04/2019 14:45

    Kjo Salijani qenka me i zi se vellai XHafajt, qe ky pederast paska vellain drogagji me disa emera te fallsifikuar ku eshte Lul kurva qe nuk e ka pare ket Salijanrrushin me gjith ato pisdhiçe qe paska ky pleher si e ks zgjedhur per deputet,se kjo parti eshte shum e paster .

    Përgjigju
    • Alban Dani: 23/04/2019 15:38

      Po ky qenka legen njeri pisllik sla gje pa thene per Xhafajn, ku a surrat ku bajge te dale e te beje moral, ky kelysh kurve

  • peoples: 23/04/2019 13:44

    Ky gjeti BABALEN ne Vlore ,i gjeni dhe ju nje BABLOK ne Korce...Por amani emrin e nenes ja ndrroni na SHega ne PJESHKA....Dhe mbylljani gojen ketij grindaveci se na cau TRAPIN..

    Përgjigju
  • Daja: 23/04/2019 13:33

    Njerez te rendomte,provincial e bythlepires,njerez pa integritet familjar qe eshte a-ja ne cdo investim intelektual,me keta njerez PD-ja shkon drejt shkaterrimit total.

    Përgjigju
  • Leo: 23/04/2019 13:15

    Ketyre qe u martohet mami sa here nderrohen stinet dalin çiuaua te eger

    Përgjigju
    • @Leo: 23/04/2019 14:49

      Hahahahahahahahaha e fort kjo

  • i drejti: 23/04/2019 12:29

    Po ky ben moral per kriminalitetin shqiptar ne Holande? kjo ehste Shqiperia sot, bejne moral krundet e shoqerise, familjet me te degjeneruara ne cdo drejtim. Ndersa njerezit e thjeshte ulin koken nen thundren e terrorin e ketyre maskarenjve. Jetojme me lemoshen e ketyre

    Përgjigju
  • Donela: 23/04/2019 12:20

    Nena,bujkeshe o zot ku jane katandisur,c'fare standarti

    Përgjigju
  • Kot fare: 23/04/2019 11:46

    Uauuu. Nje artikull kaq i gjate per "te vellain nga nena, martesa e pare". Sa bukur, skam pare injorance me te madhe. Dhe PD nuk ka qene maxhorance ne janar te vitit 2005. Duke publikuar deri dhe evidenca nga "gjermani" kujtoni se e qepet dosjen e?!

    Përgjigju
    • erma: 23/04/2019 15:57

      kur ben moral per gjithe dynjane, kur vellane e ka kaq ordiner...ca prisje ti saliste?!

  • shoku: 23/04/2019 11:16

    Edhe ne Angli ka qene hajdut xhepash dhe banesash, njeri i ulet

    Përgjigju
  • populli: 23/04/2019 10:16

    Familje halabakesh

    Përgjigju
  • Tirana: 23/04/2019 09:30

    Plehrat e parlamentit, normal! Politike drejtuar nga Sala i 'Demokracise Tropojane'

    Përgjigju
  • Tani: 23/04/2019 09:05

    Prandaj u thote ky njerezve te 'fluturoj' dhe rrihet me shuplaka me Ralf Gjonin

    Përgjigju
  • Rrota: 23/04/2019 08:39

    Ndaj ben si gango ky ....hahaha dhe mamin gangestere martuar 2 a 3 here.... hahaha

    Përgjigju
  • Ordinere": 23/04/2019 07:56

    PD=Partia e Provincialeve Banale",Partia e Cobeneve,dru me pre!

    Përgjigju
  • antirrena: 23/04/2019 07:55

    Ku jeni o komentaxhinj se njelet tu bertit nje e dy korrrupsion, vjedhje, na mbyten hajdutet.

    Përgjigju
    • Paloka: 23/04/2019 10:52

      Keta te rinj e degraduan PD Mbaj o Luli se po te ishte Dok????

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!