Akuza për shpifje, Rama-Basha 'përballen' në gjykatë

Akuza për shpifje, Rama-Basha 'përballen' në gjykatë

Lulzim Basha dhe Edi Rama

Është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës seanca e padisë për shpifje që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj kreut të opozitës për shpifje. Padia që kryeministri ka bërë ka lidhje më një deklarate të Bashës që akuzon se Rama po mbron kupolën e policisë së shtetit sipas tij të implikuar në ceshtjen 'Babale'.

Avokatët e kryeministrit Rama kanë kërkuar si dëmshpërblim vlerën e 1 milion lekëve të reja. Mbrojtësi i kreut të PD. Ledio Braho pretendoi në mbrojtjen e tij se deklarata nuk është shpifje, pasi është bërë pas deklaratës së Ramës në media.

Padia është shqyrtuar nga gjyqtari Flamur Kapllani. Pas dëgjimit të avokatëve gjyqtari caktoi një ekspert IT nëse ekzistojnë linqet e portaleve që kanë postuar deklarimet e Bashës, që janë dhe prova e paraqitur nga avokatët e kryeministrit Rama. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 22 Maj.

Kjo është padia e 4-të që Rama ka depozituar në gjykatë kundër Bashës, ndërkohë që ndaj ish-kryeministrit Berisha ka ngritur 2 padi të tjera.

Deklarata e Bashes 6 muaj me pare per te cilen Rama e paditi ne gjykate

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas