Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehu shqetësim të hënën për krizën e thellë demografike me të cilën sipas saj po përballet Shqipërië por edhe për faktin se numri i punonjësve në shtet po rritet.
Në një postim në rrjete sociale, Tabaku tha se ndërkohë që popullësia në vend ka rënë me 20%, administrata publike ka arritur në rreth 185,400 punonjës dhe raporti është rritur nga 62 në 79 punonjës për çdo 1,000 banorë.
Ky nivel, thotë Tabaku, është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, që sipas saj është rreth 60–65 punonjës publikë për çdo 1 mijë banorë.
Sipas saj, në vend që të krijohen mundësi që shqiptarët të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën në vend, po ndërtohet një administratë gjithnjë e më e madhe mbi një shoqëri gjithnjë e më të vogël.
Deklarata e plotë e Tabakut në Facebook
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike që po e varfëron vendin dhe po prek çdo familje shqiptare. Në vitin 2001 rreth 800 mijë shqiptarë jetonin jashtë vendit. Sot kjo shifër ka arritur në rreth 1.46 milion, një rritje prej 82%, ndërsa popullsia në vend ka rënë me rreth 20%. Por ndërsa vendi zbrazet nga shqiptarët, qeveria socialiste vazhdon të fryjë shtetin. Sot administrata publike ka arritur në rreth 185,400 punonjës, ndërsa raporti është rritur nga 62 në 79 punonjës për çdo 1,000 banorë. Për krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 60–65 punonjës publikë për 1,000 banorë. Pra Shqipëria sot ka një raport më të lartë se mesatarja e BE-së, ndërkohë që ekonomia është shumë më e vogël dhe popullsia po zvogëlohet.Pra ndërsa Shqipëria zbrazet, shteti rritet. Në vend që të krijohen mundësi që shqiptarët të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën këtu, po ndërtohet një shtet gjithnjë e më i madh mbi një shoqëri gjithnjë e më të vogël, për interesa elektoralë, ndërsa taksat e një Shqipërie gjithnjë e më të rrudhur mbajnë një administratë gjithnjë e më të fryrë.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.2%
-
Jo
76.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.3%
Vota total: 1681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Argumentet e SPAK absurde”, mbrojtja e Veliajt kundërshtime në Kushtetuese: Prokuroria thotë se të qenit kryebashkiak është arsye për paraburgim
16 Mars, 13:58
-
Ervin Salianji i përgjigjet Berishës: Ndryshimi i rregullave në parti dhe sulmi ndaj ndërkombëtarëve, shërbim për Ramën
16 Mars, 13:36
-
Kryesia e PD/ Deri më 30 prill zgjidhen krerët e degëve, më 23 maj gara për drejtuesin e ri të partisë! Grup pune për rishikimin e statutit, Berisha sulmon Gonzaton
16 Mars, 11:36
-
Tiranë/ 21-vjeçarja denoncon në polici punëdhënësin: Më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale pa dëshirën time! Arrestohet 48-vjeçari
16 Mars, 11:08
-
PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut, Berisha: Për të mbrojtur vjedhjet e tij, Rama i mbylli Shqipërisë derën e BE-së
16 Mars, 11:06
-
Tiranë/ Tritol automjetit të 36-vjeçarit, e porositi vrasësi me pagesë nga burgu i Fushë-Krujës! Shkak prishja e pazareve të drogës, 7 në pranga (EMRAT + VIDEO)
16 Mars, 09:19
-
Renditja/ Dinamo 'pa busull', Teuta 'e thyen' 0-1 në Tiranë! Vllaznia dhe AF Elbasani me pikë të barabarta në krye
16 Mars, 08:48
-
‘Rama ikën në 22 mars’- Spaho ironizon deklaratat e Berishës dhe hedh akuza ndaj tij: E përdor nenin ‘Basha’ për të shpëtuar veten nga përgjegjësia
15 Mars, 18:33
-
Roland Lami: Statutet e partive si letër higjenike
15 Mars, 17:32
-
Superliga/ Vora dhe Partizani barazojnë 2-2, 'Demat' shënuan në limite dhe me një lojtar më pak
15 Mars, 17:10
-
PD drejt ndryshimeve në statut, në pikëpyetje ‘neni Basha’: Frika nga lëvizja e Salianjit për përgjegjësi pas humbjeve të Berishës
15 Mars, 14:17
-
Forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, Rama: Respekt për profesionistë që mbrojnë jetën me jetë
15 Mars, 13:46