Akuza se mbylli çështjen e financimit rus për Bashën, Rama: Berisha, simbol i llumit njerëzor, si mund të merret si pikë referimi

 

Të tmerrshme e konsideron Kryeministri Rama faktin se si ish-Kryeministri Sali Berisha mund të merret si pikë referimi apo pikë informacioni. Duke iu referuar akuzave të Berishës se ka mbyllur çështjen e financimit rus të PD, Rama tha se ka qenë PS ajo që e ka denoncuar e para këtë skandal.

“Ai që ju e quani ju kryetar të PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Pra i askujt tjetër, përveçse atyre që verbërisht e ndjekin, që vazhdon e sjell si pikë referimi në botën e informacionit dhe në debatin publik. Është momenti në botën e shpifjeve, është simbol i llumit njerëzor në jetën e shqiptarëve, në historinë e Shqipërisë. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë. Ju doni ta marr unë seriozisht atë dhe t’i jap përgjigje. A nuk është i njëjti që e mohoi me forcë financimin rus në PD, që i vuri gjoksin dhe e mbrojti me patos Lulzim Bashën. Kjo është historia jo e ‘një budallai që hedh një gur në lumi dhe 100 të mençur se nxjerrin dot’ por e një shejtan budallai që ju tërheq prej hunde të gjithëve ju, jo mua, jo PS. Të gjithëve ju që e konsideroni si pikë referimi, si subjekt që meriton të futet në debatin publik. Financimi rus i PD është denoncuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Dhe të gjithë ata që janë çuditur sot dhe bëjnë sikur cacka ndodhur s’kanë lënë gjë pa iu thënë denoncuesve. Edhe çfarë kërkoni sot? Po në televizionin tuaj ka dalë Lulzim Basha dhe ka treguar për një përrallë me 500 aksionerë që financuan nga diaspora. Nuk është vetëm kjo, shumë shpejt do të habiteni edhe për çështje të tjera që janë aty dhe ulërasin. Dhe pastaj do të vini dhe të na thoni ke ndonjë gisht ti me mbylljen.


Lajmi kryesor:

Financim rus në PD, Rama: PS denoncoi e para, shumë qeshën atëherë! Drejtësia t'i kishte dhënë përgjigje me kohë! Berisha 'vuri gjoksin' e mbrojti Bashën


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë