Me anën e një shkrese të firmosur nga prokurori i Tiranës Petrit Fusha, grupi hetimor i ngritur për këtë çështje u kërkon bankave të nivelit të dytë në vend, QKR-së dhe
zyrës së Hipotekës të verifikojnë pasurinëe shtetasve të arrestuar Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia. Ky veprim hetimor mësohet se do shtrohet edhe tek familjarët, shokët dhe të afërmit e të ndaluarve, për të mësuar nëse ata kanë vënë pasuri nga ky aktivitet kriminal.
I vetmi që ka pranuar autorësinë e krimit është Ardian Bitraj, ndërkohë që shtetasja Mimoza Bruzia, është shprehur se nuk ka marrë asnjë shumë financiare nga Thesari
i Bankës së Shqipërisë. Ajo ka pranuar faktin se dy vite më parë ka konstatuar mungesën e mbi 40 milion lekëve dhe ka dashur ta raportojë këtë skandal tek drejtorët e saj, por është ndaluar nga shtetasi Ardian Bitraj, i cili i kishte pohuar se shuma financiare ishte marrë prej tij, dhe se shumë shpejt do i kthente sërisht.
/Shqiptarja.com