TIRANË -Një ditë pas komunikimit të akuzës kallëzim i rremë për çështjen Doshi ndaj deputetit Kristian Demokrat Mark Frroku, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe dy prokurorët Madrid Kullolli e Rovena Gashi janë nisur në Bruksel për tu takuar me hetuesit që kanë përpiluar dosjen me 2500 faqe ndaj Frrokut që akuzohet dhe për vrasjen e Aleksandër Kurtit 16 vite më parë në Belgjikë.
Burime për A1Report bëjnë me dije se takimi është kërkuar nga pala shqiptare e cila ka kërkuar të njihet me procedurat e ndjekura gjatë hetimet të Frrokut në Belgjikë, pasi aktualisht një procedim i ngjashëm ndaj Frrokut ka nisur dhe në Tiranë.
Pak ditë më parë në prokurorinë e përgjithshme mbërriti dosja hetimore nga Belgjika me 2500 faqe dëshmi e prova, ndërsa pritet që pas kthimit nga Brukseli Prokurorët Kullolli e Gashi ti komunikojnë akuzën e vrasjes deputetit Kristian Demokrat.
Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Atentati, Frroku akuzohet për kallëzim të rremë, rrezikon 5 vjet