Shteti i Ekuadorit ka rënë dakord për të lejuar që themeluesi WikiLeaks Julian Assange të merren në pyetje nga autoritetet suedeze në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Assange është strehuar në Ekuador tri vite më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi mbi akuzat për sulme seksuale ndaj dy grave në vitin 2010. Ai i mohon akuzat dhe thotë se ka frikë pasi mendon se Suedia do ta ekstradojë atë në SHBA për gjykim të mundshëm aty.

Zëdhënësja për Zyrën e Jashtme të Ekuadorit ka thënë se "kjo është çështje i përket prokurorisë suedeze dhe duhet të vendosin ata tani sesi duhet të vazhdojë me tej me çështjen juridike."

Koordinatori i ekipit që ka marrë nën mbrojtje zotin Assange, Baltasar Garzon u shpreh se "të drejtat e Julian Assange-it duhet të respektohet edhe nga edhe Suedia edhe nga Mbretëria e Bashkuar".
 
Sipas agjencisë britanike të lajmeve AP, nuk ka gjasa që Assange të merret në pyetje nga Suedia deri në Vitin e Ri.

Redaksia Online
Shqiptarja.com