Sergio Ramos është kthyer në një nga personat më të urryer në Angli. Futbollisti I Real Madrid dhe kombëtares së Spënjës, fillimisht në finalen e “Champions League” të sezonit të kaluar u akuzua se dëmtoi qëllimisht Salah-n, por si të mos mjaftonte kjo, 33-vjeçari ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes për shkak të një episodi në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Anglisë.

Tifozët anglez pretendojnë se Ramos gjatë ndeshjes ka shkelur me dashje Rahem Sterling, në një kohë që ky i fundit gjendet i shtrirë në fushë. Kaq ka mjaftuar që në adresë të spanjollit të mbërrijnë një lumë komentesh, të cilët vënë në dukje lojën e tij të ashpër të qëllimshme. Jo vetëm kaq, por tifozët në reagimet e tyre kanë kërkuar që UEFA të hapë një hetim ndaj futbollistit.

Episodi i Sergio Ramos
 

Dy ditë pas këtij episodi ka reaguar vetë Sergio Ramos. Spanjolli ka postuar në rrjetin social “twitter” një video ku shihet episodi në fjalë, ndërsa shkruan: “Skam çfarë të them.”

Qartësisht Ramos pretendon se është I pafajshëm, por ky fakt I nxjerrë nga futbollisti me siguri nuk do t’I qetësojë tifozët anglez, të cilët presin që spanjolli të dënohet për veprimet e tij.