Tre fitore, shtatë barazime dhe nëntë humbje. Këto janë bilancet e Sevillas në 19 javët e La Ligës. Humbja e djeshme në shtëpi 0-2 me Athletic Bilbao ka bërë që një nga lojtarët më të mirë të ekipit, Sergio Ramos të përplaset me tifozët pas sfidës.
I ndodhur në zonën e intervistave, Ramos i është përgjigjur disa tifozëve të revoltuar nga rezultatet "jo" dhe vendit të 16-të në La Liga këtë sezon, shumë larg nga pritshmëritë.
Me tifozët që ishin të acaruar dhe po sulmonin nga distanca mbrojtësin, Ramos nuk u kursye. "Mbylle gojën. Kini pak respekt për njerëzit këtu. Bëhu më i respektushëm", këto ishin fjalët e 37-vjeçarit, që tregojnë më së miri atmosferën në "Ramon Sanchez Pizjuan".