Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak

"Kallëzimi që nuk qenka bërë u është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë", thotë kryeministri Edi Rama në reagimin e tij për faktin e zbuluar këtë të enjte se Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim në SPAK për vëllanë e tij Olsi Rama sikurse pretendonte.

Sipas Ramës, Bardhi nuk ka bërë kallëzim në SPAK ndaj Olsi Ramës për çështjen ‘Xibraka’ për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për “kallëzim të rremë”, por nga ana tjetër me këtë gënjeshtër, thotë kreu i qeverisë, ka furnizuar gazetarët e medias italiane Rai3 për dokumentarin që ata transmetuan pak ditë më parë.

“Kam bërë kallëzim” po kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë, të cilëve letrat e kallzimit inekzistent të ulëritur në parlament u janë ofruar si akte gjyqësore! 

Hajde hajde ç’vete!  Për të sulmuar Shqipërinë me duart e të huajve, ky soj shqiposh ka që në vitin 1912 që nuk le poshtërsi, sajesë, hile e gënjeshtër pa e nxjerrë jashtë kufijve të këtij vendi, po kjo historia e kallzimit të pakallzuar për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për kallzim të rremë është një nivel i ri pafytyrësie karshi publikut shqiptar, se palo burra që hedhin gurin e fshehin dorën ka parë plot kjo tokë, po soj burri që të ngrejë dorën sikur ka hedhur gurin, duke u hakërryer si të kishte vrarë shtatë zogj me atë gur që s’paska ekzistuar fare, nuk na kishin zënë akoma sytë", shkruan Rama.

Kjo gënjeshtër e Bardhit, Rama nënvizon se s'ka shanse të mos dalë cullak.

"S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur. Po s’ka shans që kjo gënjeshtër me fustan të shkurtër të mbetet pa dalë cullak faqe shqiptarëve, siç po dalin shpejt e shpejt cullak faqe italianëve edhe gënjeshtrat që ky soj shqiposh pa atdhe ia dha autorëve të atij emisionit skandaloz, për të kthyer në Itali kohën e vdekur kur Shqipëria ishte vend i zi dhe shqiptarët ishin delet e zeza të Europës! 

Ta harrojë kush e tenton, ajo kohë nuk kthehet më se Shqipërisë dhe shqiptarëve s’u drejtohet dot më askush si të ishin jetimë pa identitet e pa gojë", shton më tej kryeministri në reagim.

Reagim i Ramës vjen menjëherë pasi SPAK konfirmoi se Bardhi ka çuar një sërë letrash në SPAK, por jo në formën e kallëzimit ndaj Olsi Ramës, të cilin deputeti demokrat  e akuzoi si të përfshirë në kokainën e Xibrakës. Si rrjedhojë SPAK nuk mori në shqyrtim një padi të Olsi Ramës për kallëzim të rremë ndaj Gazment Bardhit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
Bardhi i përgjigjet Ramës: Do ta kuptojë shpejt nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK për vëllanë e tij

1714069781_bardhiu.jpeg

Gazment Bardhi i përgjigjet kryeministrit Edi Rama i cili tha se nënkryetari i Rithemelimit nuk ka depozituar asnjë “provë të re” apo kallëzim ndaj Olsi Ramës në SPAK lidhur me çështjen e “Xibrakës”.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Nëse Edi Rama do të kuptonte nga ligji, Shqipëria do të ishte një vend më i mirë, dhe nuk do të ishte në krye të listës së vendeve me korrupsion madhor të përhapur në çdo sektor apo me lidhje të forta me krimin e organizuar. Avokati i çdo afere korruptive dhe kriminale të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, do të donte që numri 335/1 të mos ekzistonte në databazën e prokurorisë, që kjo e fundit të regjistronte një kallëzim të ri, që raportet e policisë dhe përgjimet e prokurorisë shqiptare dhe gjermane të dosjes Xibraka të mos ekzistonin, që të dhënat e TIMS të mos ekzistonin. Fati i keq i vëllait të madh të Olsit, është që ato ekzistojnë dhe janë në dosjen 335/1. Asnjë propagandë e jotja, veglave të tua, apo mediave në shërbimin tënd, nuk e fshehin dot të vërtetën, as makinën me targë AA 653 DM. As budallëku yt se unë paskam kapur Rai 3, nuk e zhvendos dot vëmendjen nga e vërteta, sado të qeshura shkakton!

Për zhurmën e ditës, do ta kuptojë shumë shpejt Edi Rama, nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK për vëllain e tij që ka përdorur të njëjtën makinë me kartelin e drogës. Dallimin ligjor të informacionit/kallëzimit që kam dërguar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion me kallëzimin e ri që regjistrohet në regjistrin e veprave penale në kuptimin penal të fjalës, mund t’ia shpjegojë fare mirë Engjëll Agaçi, eksperti i tij për çështjet e trafikantëve të drogës. Megjithatë një shpjegim mund t’ia jap dhe unë. Çështja e hetimit të përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun e Xibrakës është njësoj si çështja e hetimit të përfshirjes së Edi Ramës në aferën e korruptimit të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal. Për McGonigal kërkova të nisë hetimi. Kur dolën fakte të reja, nuk dorëzova kallëzim nga e para, por dërgova informacion shtesë të kallëzimit, sepse dosja penale ekziston. Njësoj dhe për Olsin e çunave të Xibrakës. Dosja penale ekziston e pezulluar dhe informacioni/kallëzimi shtesë është për ta vënë në lëvizje këtë dosje që Edi Rama do të dëshironte ta varroste.

Tani, do të merremi me fjalorin juridik apo me faktin që të dy vëllezërit Rama janë nën hetim nga SPAK, njëri në dyshim për përfshirje për trafik droge, tjetri, kryeministri, për dyshim në korruptimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së?! Zgjidh e merr Edi Rama! Burrat nuk fshihen pas lojrave të fjalëve! Ta mirëkuptoj dhe inatin që s’të del me rrëzimin e padisë për kallëzim të rremë ndaj meje, sepse u zgjidh edhe dilema që po vetë ngrite si alibi ditore “ose unë në burg, ose Olsi”. Ndërkohë, bën mirë të qetësohesh, të mendosh alibinë e rradhës dhe të bëhesh gati për interpelancën e së enjtes! Mos u fshih prapë pas fustanit të grave! Alibia se duke mbrojtur Olsin, po mbron Shqipërinë, nuk ta merr kush seriozisht. Shqipëria dhe Olsi nuk janë e njëjta gjë, edhe pse ti e trajton Shqipërinë si shtëpinë tënde, që e ndan me pjesë për familjarët apo bashkëpunëtorët e tu. P.s: Me padinë për shpifje nr. 22, bëre gjë, apo e le të tretet me propagandën e ditës?

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Progonat: 26/04/2024 08:22

    O zoti Rama, nuk e kuptuar ende kush po ta fut???!!! Bardhi çingija aderon në të njëjtën shoqatë me Lalin tënd qe vetëm mbjell pemë, dhe ai nga prehri Sali Kriminelit është hedhur ke prehri Lalit. Kujdes z.Rama se ne nga zona e parë operative e Tërmet Peçit kemi një shprehje :- o Balo të jëngërt tënja, të keqen e ke nga brenda”. Kujdes Bablok, kujdes

    Përgjigju
  • Meri: 26/04/2024 01:08

    Ju lehni gjithë ditën si qen rrugësh por,njëri-tjetrin nuk e "kafshoni".Ligjet i beni pēr ne,që nuk meremi me politik,kurse ju,po tu akuzojnë thoni,po goditet opozita,ti z.Bardhi ke vrar nji person,dhe as qe te bën përshtypje,vazhdon të jesh deputet,dhe na flet për ligje.Salijani ka 5 vjet që ështe denuar për Babelën e famshme,dhe na flet për ligje ,është edhe i zgjedhur në komisione hetimore.ju jeni rraca më e ndyre e këtij populli.

    Përgjigju
  • Alban: 26/04/2024 00:48

    Po nese i thua ska qene burre, ti e ofendon. Se nuk e ka quajtur veten burre ndonjehere. Ky ka lidhje me seksin e kundert.

    Përgjigju
  • jani: 25/04/2024 23:09

    EDHE TI RAMA BASHKE ME VELLANE TEND,,DO E HANI TE GJATIN NE BURG,,ESHTE VETEM CESHTJE. KOHE...

    Përgjigju
    • Hahaha: 26/04/2024 07:26

      Po Jarni po pa merak

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)