Sulme të frymëzuara nga Fredi Beleri i cilësoi kandidati i PS në Vlorë, Ardit Bido akuzat e Sali Berishës se Bido ka falsifikuar dokumente arkivore për përvetësimin e 24 hektarë tokë që i përkisnin Kishës Ortodokse në jug të vendit, konkretisht në Gjirin e Gjipesë.
I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se deklarata e Berishës është mashtrim, pasi sipas tij ai dokument është mikrofilmuar në vitin 2001, në kohën kur kryeministër ishte Ilir Meta.
‘Për mua këto janë sulme të frymëzuara nga Beleri dhe Berisha mbi element të paqenë. Sepse është kaq i thjeshtë kundër argumenti që kam, dokumenti që ai doli dhe tha që un e kam futur në arkiv është i mikrofilmuar që nga viti 2001 dhe ai ka qenë në arkivë nga 2001. Kjo tregon shpifje të nivelit të ulët, në 2001 ka qenë kryeministër Ilir Meta dhe unë s’mund të fusja në arkivë një dokument të tillë. Berisha nxori një tymnajë nga hiçi dhe pa e ditur se ky dokument gjendej në arkivë. Po Beleri kishte kohë që ishte zhdukur dhe nuk shfaqej në asnjë gjyq për shpifjen që ka bërë ndaj meje, por u shfaq tani kur unë jam në fushatë.
![]()
Po dhe gjyqi do vazhdojë, sepse e ndjekin avokatët e mi dhe unë e ftoj edhe kur të mbarojnë zgjedhjet që të përballet me mua në gjykatë. Ai ka qenë i hetuar nga drejtësia greke për masakrën e Peshkëpisë. Dhe Berisha është i frymëzuar nga Beleri, del e përmend emrin tim duke hedhur akuza për një dokumnet që është mikrofilmuar në 2001. Në qarkun e Vlorës PS do marr 9 mandate kundrejt 2 ose 3 të PD dhe duke e ditur se e kanë humbur këtë, ata më sulmojnë mua dhe duke qenë se nuk gjejnë asgjë për të sulmuar dhe bëjnë nga këto gafa’, tha ai.
Bido, tha se ai nuk trembet nga këto sulme dhe se nëse do vijojnë që të hedhin akuza në drejtim të tij do ja faktojë me fakte se janë të pavërteta.
‘Unë jam në Athinë se nesër presim Ramën dhe s’kam frikë nga asgjë. Ne në Sarandë jetojmë si shumica shqiptare dhe pakica greke në mënyrë harmonike dhe minoriteti s’mund ta harrojë se Berisha në vitet ‘90 ju fut me dajak djemve të Vunoit që nuk kishin bërë asgjë dhe sot na del kundër shqiptarisë dhe minoriteteve. Zona ku unë kandidojë nuk ndikohen nga këto deklarata të Berishës dhe as nga Vangjel Dule dhe Fredi Beleri. Ky është një sulm i orkestruar ndaj meje nëse do vazhdojnë ta bëjnë unë do ti nxjerr blof dhe kam gjëra të faktueshme që ata shpikin dhe qytetarët do ja japin mesazhin në 11 maj dhe do shihemi në kuvend’, tha ai.
Teksa u ndal tek takimet me emigrantët në diasporë, ai tha se ka një entuziazëm të madh. Bido tha do kërkojë votën e atyre që në Parlament duan që të përfaqësohën nga një zë që do të flas për problemet e tyre.
S.B/SI.E./Shqiptarja.com‘Në takime shoh një entuziazëm të madh dhe e dinë se kush është forca politike që do të votojnë, ata e dinë se kush është forca politike që ka mundësuar votën e emigrantëve. Shoh që mbështetja për PS nga diaspora do të jetë e madhe si edhe mbështetja brenda kufinjve të Shqipërisë.
Unë kërkoj voton e atyre që besojnë se duan që të përfaqësohen në qarkun e Vlorës, votën gri dhe votën e djathtë që duan që të përfaqësohen nga një zë i pastër në kuvend. Unë vij me një CV të caktuar dhe kam folur 17 vite për problematikat e atij qarku dhe dua votën e tyre që ti përfaqësoj nesër në Parlament’, tha ai.
Komente

