Akuzat e Lelit, Gjika: Nuk
flas me të paaftët ligjorë

Akuzat e Lelit, Gjika: Nuk<br />flas me të paaftët ligjorë
VLORË - Gjika ka ofenduar pasuesin e tij në krye të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli pas deklarates së këtij të fundit për ndërtimet në qytetin bregdetar. Në një status në Facebook ai shkruan se “zgjedh të heshtë përballë idiatorëve”. 

Ka zgjatur shumë pak dashuria mes ish-kryebashkiakut dhe bashkiakut të Vlorës. Mes Shpëtim Gjikës dhe Dritan Lelit në vend të tufës me lule tani ka vetëm akuza e kundër akuza, në distancë. 

"Ka qenë një projekt, i cili është miratuar. Për mua nuk ka rëndësi përsoni sepse ka qenë fryma e miratimit për projekte të tilla ku qemeri gurit, jo shumë largë institucionit të bashkisë nga ato vepra të veçanta që bujarët italianë ndërtuan në qytet për kalimin e ujrave për të dhënë një leje ndërtimi është përçudnuar në këtë lloj hapësire. Unë trashëgova një qytet kështu dhe të gjithë bashkë do të jetojmë këtu megjithë gabimet e bëra në të kaluarën", - tha Leli.


Kësaj batute ish-kryebashkiaku iu përgjigj plot ironi në Facebook.

"Përballë idiotëve, të pa aftëve dhe të ligjeve, kam vetëm një mënyrë për të dëshmuar inteligjencën :
Nuk flas me ata !
Nuk flas per ata !
Nuk komentoj cfare thone ata !
", - shkruan Gjika

Mes Lelit e Gjikës u duk se do të kishte një qetësi pas zgjedhjeve, por tashmë përplasja është e pashmangëshme. Ish-kryebashkiaku vlonjat ka qënë në qëndër të sulmeve muaj më parë kur edhe u arrestua për historinë e lejeve të ndërtimit për tu lënë I lirë më pas por pa asnjë shans rikandidimi në qytetin bregdetar.
 
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën