Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja i cili tha se Mëlyshi po pushon nga puna zyrtarë që mbështesin PS-në.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Melyshi i quajti të pavërteta akuzat e Manjës i cili është njëkohësisht edhe drejtues politik i PS në qarkun e Lezhës.
Mes të tjerash, kryebashkiaku shkruan se do t’i propozojë këshillit bashkiak të Mirditës ngritjen e një komisioni për të hetuar nëse ka pasur shkarkime politike të punonjësve nga bashkia.
“Ulsi, do të ishte në dinjitetin tuaj, si drejtues politik i së majtës në Qarkun e Lezhës, aq më tepër si anëtar i qeverisë, t'i filtronit paraprakisht informacionet që ju kanë dhënë lidhur me mua dhe Bashkinë Mirditë që drejtoj, se ato jane produkt i varfër i disa vartësve tuaj politikë, që nuk arrijnë të bëjnë politikë, por konsumojnë politikë kafeneve.
Para se të shkruani, pyetini pak ata për sektorët që drejtojnë, për problemet që kanë qytetarët! Për hir të së vërtetës po përpiqem përtej politikës të bashkëveproj për të qënë afër qytetarëve në zgjidhjen e sa më shumë problemeve.
Ulsi, mos bëj politikë pa bereqet me Mirditorët, ata nuk pyesin në raste të tilla as për ty as për mua, as për kolegët e mi të Lezhës e Kurbinit apo dhe deputetët qe janë angazhuar nga ju në të gjithë Mirditën. Nëse do i kushtonit kaq kohë punës sa i kushtoni Partisë do ishim ndryshe”- u shpreh Melyshi.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.5%
-
Jo
76.9%
-
Nuk kam mendim
8.5%
Vota total: 1616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Roland Lami: Monopoli i fjalës
5 Prill, 21:50
-
'Nuk jam kundër Ogertës por...' Erion Braçe kritikon 'udhëheqësin': Si mund të bësh takime në një zonë pa deputetin përkatës (VIDEO)
5 Prill, 19:50
-
Lezha drejt festës, Besëlidhja një hap larg nga rikthimi në Kategorinë e Parë të futbollit
5 Prill, 14:44
-
Frymëzuese/ Një murgeshë në shërbim të njerëzve në nevojë! Historia e motër Adelinës që shpërblehet me mirënjohje...dhe një lutje për pushtetin
5 Prill, 11:45
-
Lezhë/ Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën në katedralen e 'Shën Nikollit'
5 Prill, 08:50
-
Erion Braçe përgënjeshtron lajmet për ndalimin në një aktivitet të PS: Nuk hyra vetë (VIDEO)
4 Prill, 15:20
-
Lëvizte me pistoletë dhe makinë pa targa, pranga 30-vjeçarit në Kurbin (EMRI+VIDEO)
4 Prill, 15:06
-
Vendoret, Rama: Nuk ka qendër votimi që nuk e fitojmë dot! S’ka bllokim negociatash, të bëjmë çmos që dera të mbyllet vetëm pasi ne të futemi në BE
4 Prill, 13:04
-
Legalizohen objektet e kultit në Mirditë, 30 Kisha pajisen me certifikata pronësie në prag të Pashkëve
4 Prill, 10:02
-
Dhjetëra besimtarë kremtojnë ‘Udhën e Kryqit’ në Lezhë, Imzot Otavio Vitale: Të jetojmë në paqe dhe ta duam njëri-tjetrin (VIDEO)
3 Prill, 21:21
-
Rriten çmimet e fruta-perimeve në Lezhë, shtrenjtimi i produkteve vë në vështirësi qytetarët: Nuk po ia dalim dot (VIDEO)
3 Prill, 15:40
-
Ish-deputeti i PS për Report Tv: Rama nuk drejton, komandon! Kandidatura e Braçes, lëvizje e re në PS! Me Berishën s’ka zgjedhje në parti
3 Prill, 14:59