Akuzat e medieve në Kosovë: Çfarë e lidh Vjosa Osmanin, me një nga familjet më mafioze në Ballkan

Akuzat e medieve në Kosovë: Çfarë e lidh Vjosa Osmanin, me një nga familjet më mafioze në Ballkan

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani

Vjosa Osmani, e cila është shfaqur si një figurë e “re” dhe e “pastër” në politikën e Kosovës, në fakt ka lidhje të dyshimta, të cilat janë zbuluar nga mediet në Kosovë.

Osmani, e cila është edhe kryetare e Kuvendit në Kosovë, pak kohë më parë kishte munguar gjatë miratimit të një prej projektligjeve më të rëndësishëm në vend, atë të mbylljes së kazinove dhe lojërave të fatit.

Arsyeja qendron tek lidhjet e saj familjare, me personazhe të botës së nëndheshme.

“Është në Kuvend votimi për ndalimin e kazinove dhe bastoreve, ku njëri prej pronarëve është edhe kushëriri i Vjosa Osmanit, Ismet Osmani i njohur si “Curri”, është Vjosa Osmani që nuk ka marr pjesë dhe nuk ka votuar as pro, as kundër dhe e përsërisë prapë se është i asaj familje, por është një çështje që elektorati i VV-së, qytetarët e Kosovës kanë drejt me e ditë të vërtetën pse nuk ishte në atë seancë dhe pse nuk votojë pro mbylljes së kazinove dhe bastoreve, le ta sqaron publikisht”, ka thënë gazetari Parim Olluri.

“Vjosa Osmani ka lidhje familjare me Ismet Osmanin, i njohur si “Curri” dhe njëri ndër njerëzit më të mistershëm të botës së biznesit. Ai njihet për bizneset e tij edhe jashtë Kosovës, në Çeki.

Policia e Kosovës, dy muaj pasi që kishte miratuar projekt ligjin për ndalimin e kazinove dhe bastoreve kishte arrestuar ‘Currin’ me një grup personash nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’ që kanë pasur për qëllim “në mënyrë të kundërligjshme – jo proporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para).

Dëmi i përgjithshëm që dyshohet se ky grup i ka shkaktuar vendit me aktivitete kriminale, tejkalon vlerën prej 6 milionë eurosh”, shkruan Insajderi.

“Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka lidhje të afërta me biznesmenin që u arrestua nga Policia e Kosovës për fajde, Ismet Osmanin i njohur si Curri. Ai dyshohet se ka qenë lideri i grupit.

Indoks zbulon edhe lidhjen që e ka Curri me Vjosa Osmanin e LDK-së.

InDoks edhe më herët kishte raportuar për këtë figurë të botës së biznesit e i dyshuar edhe si mafioz, por në këtë dokumentar do të sjellim një profil krejt tjetër të tij.

Me krejt lidhjet që i ka me botën e krimit. Me botën e politikës. Spiunazhit ndërkombëtarë. Është një histori e madhe që sillet rreth një grupi të vogël, por të fuqishëm njerëzish”, shkruan Insajder, që në videon e mëposhtme shpjegon lidhjet e Osmanit me një prej personazheve më të dyshimtë në Ballkan./ Marrë nga Tema

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci,: 21/12/2020 20:28

    Kur do të kemi ne shqiptarët një media të pavarur dhe ti thon gjërat ashtu siç jan e jo sipas varësisë së politikanëve që i paguajnë, ju Shqiptarja.com jeni 100 përqind pro Ramës ,asgjë të keqe këtu por kur sulmonin të tjerët për disa interesa personale të një politikani apo tjetri, nuk i shërben vendit dhe qytetarit

    Përgjigju
  • Vjosa: 20/12/2020 11:58

    Jeni ber makineri agjitacion propagande o karlo bolja , spo dini me ca te shpifni ndaj ksaj zonje te nderuar ju ka verbuar shkelqimi saj ndershmeria e saj ju tremb dhe doni patjeter ta beni pis ..

    Përgjigju
  • Besi: 20/12/2020 09:21

    Artikull i bazuar kryekeput ne shpifje. Vjosa nuk ka marre pjese ne votim sepse ne kohen kur votohej ligji I mbante takime ne Senat dhe Kongres Amerikan

    Përgjigju
  • Haso: 20/12/2020 02:29

    E lidh Berlini qe e ka njeriin e vet dhe e persor per te marre pushterin ne Kosove. Tip eksperimenti. Porse Trump prej Washingtoni ia dhjeu keto 4 vite dhe zagaret si Rama apo Thaci i vajten pas. Thaci iku per lesh dhe Rama eshte rruges. E thjeshte.

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/12/2020 23:00

    Një herë u rrëzua një qeveri me shpifje, dy herë nuk do NDODHË , në Kosovë jo se jo sepse shpifjet po i forcojn njerzit edhe më shumë!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/12/2020 22:57

    Parim Olluri hahaha...klani Olluri është klani më i ndyer ndër shqipëtarët, ky i gjen kryeministri këta matrapaz?! Nga ana tjetër q’ka ka lidhje Vjosa Osmani me kriminelët tjerë që kan mbiemër të njejet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja