Partia Demokratike ka përshkallëzuar akuzat në adresë të deputetit të Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja për lidhje me Emiljano Shullazin, ndërsa ka akuzuar edhe kryeministrin Edi Rama se nuk po lejon prokurorinë për arrestimin e deputetit.
Prej 24 orësh media ka bërë publike përgjimet e prokurorisë, ku deputeti i Edi Ramës në Shijak, Jurgis Çyrbja, faktohet si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtor për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në emër të tij. Në një përpjekje të dëshpëruar, deputeti i Edi Ramës mashtroi dje shqiptarët dhe u përpoq t’u hidhte hi syve për të shpëtuar veten. Është e papranueshme sesi nga Prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme prej saj, ku deputeti i Edi Ramës ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çështjen e hotel Vollgës. Kjo pronë është regjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja, por ndryshe nga Shullazi që është në burg, Çyrbja është në parlament nën mbrojtjen e Edi Ramës.
Deklarata e PD
Sipas partitë më të madhe në opozitë kryeministri nuk po lejon kukullat e tij në prokurori që të zbatojnë ligjin, për të arrestuar deputetin.
Edi Rama, njësoj si prokuroria që ka në varësi, hesht prej 24 orësh. Pse e ka kyçur gojën Rama, i cili komenton edhe fustanet e grave, por jo lidhjet e deputetit të tij të Shijakut me bandën e Emiljano Shullazit?! Edi Rama nuk flet për të dënuar lidhjet e krimit me politikën, sepse ai është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin, i cili e mban në pushtet. Kështu po mbron Rama Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, Mark Frrokun, Arben Ndokën, Armando Prengën dhe çdo lidhje të krimit brenda dhe jashtë parlamentit. Shqiptarët duhet ta dinë që, nëse Edi Rama do të lejonte kukullat e veta në Prokurori të zbatojnë ligjin, në Kuvend duhet të kishte shkuar kërkesa për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit.
Deklarata e PD
Reagimi i deputetit
Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për lidhje me bandën e Emiljano Shullazit. Çyrbja shkruan në Facebook se këto lajme vere nuk do ia arrijnë qëllimin për t’i dëmtuar imazhin.
Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve. Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mi mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership. Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë. Dua të informoj publikun se kjo është një çështje e hetuar nga Prokuroria ku unë kam dhënë të gjithë informacionet dhe dëshmitë. Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere.
Deputeti socialist Jurgis Çyrbja
Akuzat
Partia Demokratike ka përshkallëzuar akuzat në adresë të deputetit të Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja për lidhje me Emiljano Shullazin, ndërsa ka akuzuar edhe kryeministrin Edi Rama se nuk po lejon prokurorinë për arrestimin e deputetit.
Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere.
Deputeti socialist Jurgis Çyrbja