Kritikave për aplikacionin ‘Aktivisti’, kryeministri Rama u është kthyer me ironi, duke cilësuar ata që ngrinin akuza si “balta e djajve”. Rama ndan një video me disa prej punonjësve të administratës ku ironizon opozitën, akuzë të cilën e sheh po aq boshe saç përdorej dikur në retorikën e tyre patronazhisti.
“Patronazhisti është ç’është, po aktivisti... s’keni parë gjë akoma, akoma”- thotë Rama
Në mesazhin e tij, Rama “përgatit” punonjësit e administratës me skemën politike në kundërshtarët e tij, të cilët janë të dëshpëruar e shumë të çoroditur.
“Të dashur aktivistë të Partisë Socialiste,
siç edhe ju’a kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët
Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen.
Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur.
Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma.”- shkruan Rama.
Kujtojmë se opozita akuzon qeverinë se është duke përdorur një aplikacion që janë pajisur të gjthë punonjësit e administratës dhe nënpunës të tjerë në mënyrë që të bëjnë like dhe share postimet e kryeministrit Rama. Meta thotë se ky është një tjetër skandal dhe se PS nëpërmjet këtij aplikacioni ushtron shantazh dhe përdor administratën publike për qëllime politike.
Lajmi kryesor: