'Aktiv1st' bëhet ‘mollë sherri’! Rama: Padi kush ka nxjerrë të dhënat e aktivistëve, lista e manipuluar! Opozita: Skandal! Pjesë prokurorë e gjyqtarë! Si funksionon aplikacioni

TIRANË- Aplikacioni i socialistëve “Aktivisti” ka shërbyer si “mollë sherri” mes mazhorancës dhe opozitës. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të padisë cilin do që ka bërë publike listën e të dhënave të aktivistëve që janë bërë pjesë, për të cilën thekson se është e manipuluar. Rama i referohet një liste të publikuar në media, një dokument me 266 faqe që është shpërndarë nga persona që ende nuk dihet.

Kreu i qeverisë, tha se ky aplikacion është një mekanizëm komunikimi i brendshëm mes socialistëve dhe jo një mjet presioni ndaj punonjësve të administratës.

"Partia Socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili është lehtësisht i verifikueshëm si një mekanizëm komunikimi i brendshëm mbi bazën e vullnetarizmit të çdo përdoruesi. Çdo përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur edhe më shumë baltë mbi PS thjesht na rrit dëshirën dhe na forcon vullnetin tonë në rrugën e një fitoreje tjetër kuptimplotë, më 14 maj, kur falë edhe rrjetit tonë social të aktivistëve, Partia Socialiste do të jetë shumë hapa përpara kundërshtarëve të çoroditur e të dëshpërua”, shkruan Rama.

Mirëpo, përkundrejt deklaratës së Ramës, aksioni opozitar i Sali Berishës dhe Ilir Metës u përqendrua ditën e sotme pikërisht në këtë aplikacion. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilësoi si një skandal krijimin e “Aktivist1t” duke thënë se PS-së e përdor për shantazh ndaj administratës publike. Sipas Metës, punonjësit e administratës publike ku përfshihen edhe prokurorë dhe gjyqtarë, anëtarë të KLP dhe SPAK janë detyruar për t’u bërë pjesë e këtij aplikacioni që do të monitorojë pëlqimet dhe komentet që bëjnë në rrjetet sociale.

“Një tjetër skandal ka shpërthyer me të ashtuquajturin aplikacioni “Aktivisti” në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Mijëra punonjës të administratës publike, në shkelje të Kushtetutës e të ligjeve, si dhe në dhunim flagrant të lirive dhe të drejtave të tyre, janë detyruar nëpërmjet presioneve dhe shantazhit të bëhen pjesë e këtij aplikacioni që monitoron like-t, komentet dhe share në rrjetet sociale të postimeve të Edi Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë. Skandali bëhet edhe më i madh kur zbulohen se pjesë e listës së aplikacionit janë të paktën 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë, anëtarë të KLP, KLGJ, SPAK dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në Tiranë dhe qarqe, mjekë, infermierë dhe mësues, punonjës të tatimeve, doganave etj”, tha Meta.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo. Në një deklatatë për mediat, Garo tha se pjesë e listës së personave që kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ të PS-së janë edhe emra të njohur që nga ish prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e deri te Alfred Balla, anëtar i KLP. Garo shtpi se në këtë rast opozita nuk ka kujt t’i drejtohet për hetim për shkak se vetë prokurorët dhe gjyqtarët janë pjesë e këtij aplikacioni.

“Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që është thënë nga kjo foltore qindra here: Reforma është bërë për partinë dhe jo Shqipërinë. Një vend të cilit gjyqtarët dhe prokurorët i shërbejnë si aktivistë partiakë është një republikë bananesh. Kujt t’i bësh thirrje në këtë rast? Tradita e ka që t’i drejtohesh drejtësisë që të hapë një hetim. Por jemi në rastin kur problemi është me prokurorët dhe gjyqtarët. Janë ata që kanë shkelur ligjin dhe kodet etike duke e bërë veten subjekt të mundshëm të drejtësisë. Kush i heton ata që duhet të hetojnë”-tha Garo.

Çfarë është aplikacioni?
Ky aplikacion u prezantua nga socialistët në dhjetor të 2022 duke u prezantuar si një “platformë që i jep mundësi çdo personi që ka ide dhe dëshirë të jetë pjesëmarrës në gara lokale ose kombëtare, të çojë përpara nismat e tij dhe të jetë faktor aktiv në komunitet”.

Shqiptarja.com krijoi një profil në këtë aplikacion ku në hyrje të saj të detyron të japësh disa të dhëna personale, adresën e-mail, numrin e telefonit, njësinë bashkiake ku jeton, adresën. Përpara se të marrësh të drejtat për të hyrë në aplikacion, secili përdorues kalon në një proces autentikimi.

Të dhënat që kërkohen

Më pas në faqe janë hedhur lajme të mediave të ndryshme që tregon për punën e qeverisë, siç mund ta shikoni në këtë foto të më poshtme, ku është marrë lajmi i Shqiptarja.com mbi deklaratën e bërë sot nga Etjen Xhafaj.

Një nga postimet e bëra

Aplikacioni shpërndan veprimtarinë e rrjeteve sociale të përfaqësuesve të qeverisë dhe të shpërblen me 5 pikë, për çdo klikim të këtyre linqeve në Facebook ose Instagram. “Aktiv1st” bën publike një renditje mujore të personave që kanë grumbulluar më shumë pikë. Mes kryesuesve të listës gjenden punonjës të administratës publike, që kanë grumbulluar deri në 24,000 pikë, shumë e barabartë me klikimin e 4,800 linqeve në rrjetet sociale. Sot Xhafaj tha se “shpërblimi” për ata aktivistë që janë shumë aktivë është një takim me drejtues politik të qarqeve dhe iu ofrohet një bashkëpunim i mëtejshëm me socialistët.

Një videomesazh ironik zgjodhi kryesocialisti Edi Rama për t’i kthyer përgjigje këtij debati më të fundit politik.

“Patronazhisti është ç’është, po aktivisti... s’keni parë gjë akoma, akoma”, ka thënë më herët Rama.

Me disa prej anëtarëve socialist në krah pjesë e platformës “Aktivisti”, Rama i jep zemër duke risjellë në kujtesë edhe zhurmën politike që u bë për patronazhistët. Nga një kontroll i thjeshtë në listën e publikuar që pretendohet se është me anëtarë të PS-së, bie në sy se në mesin e “Aktivistëve” është edhe vetë Ilir Meta me sqarimin Presidenca e Republikës, çka lë të kuptohet se shumë kanë përdorur emra zyrtarësh e politikanësh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Aplikacioni ‘Aktivisti’, Berisha: Tregoi që gjyqtarët e prokurorët janë në shërbim të Ramës! I bëj thirrje Zuckerberg e Musk ta bllokojnë

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbi aplikacionin e PS ‘Aktivisti’. Berisha thotë se përmes tij terrorizon punonjësit e administratës, ndërsa tha se lista e publikuar tregoi që prokurorët e gjyqtarët janë në shërbim të Ramës. Berisha i bëri thirrje themeluesit të Facebook dhe Mark Zuckerberg dhe pronarit të tëitter që të bllokojnë aplikacionin.

“Aplikacioni i terrorizmit digjital. Që të mbash një aplikacion të tillë në media sociale është akt i terrorizmit digjital. I bëj thirrje Musk dhe Zuckerberg të bllokojë këtë aplikacion, të shkëpusë çdo lloj lidhje. Aplikacion që terrorizon një ushtri i të tërë punonjës. Me dhjetëra gjykatës e prokurorë të partisë, s’kanë punë me drejtësinë por partinë”, tha Berisha.

Ora 14:47
Akuzat e opozitës për presion ndaj administratës, ironizon Rama: Harruan patronazhistët dhe u turren tek 'Aktivistët', urime për përgëzimin tuaj në baltën e djajve

 Kritikave për aplikacionin ‘Aktivisti’, kryeministri Rama u është kthyer me ironi, duke cilësuar ata që ngrinin akuza si “balta e djajve”. Rama ndan një video me disa prej punonjësve të administratës ku ironizon opozitën, akuzë të cilën e sheh po aq boshe saç përdorej dikur në retorikën e tyre patronazhisti.

“Patronazhisti është ç’është, po aktivisti... s’keni parë gjë akoma, akoma”- thotë Rama

Në mesazhin e tij, Rama “përgatit” punonjësit e administratës me skemën politike në kundërshtarët e tij, të cilët janë të dëshpëruar e shumë të çoroditur.

“Të dashur aktivistë të Partisë Socialiste,

siç edhe ju’a kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët

Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen.

Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur.

Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma.”- shkruan Rama.

Kujtojmë se opozita akuzon qeverinë se është duke përdorur një aplikacion që janë pajisur të gjthë punonjësit e administratës dhe nënpunës të tjerë në mënyrë që të bëjnë like dhe share postimet e kryeministrit Rama. Meta thotë se ky është një tjetër skandal dhe se PS nëpërmjet këtij aplikacioni ushtron shantazh dhe përdor administratën publike për qëllime politike.

Ora 13:47
'Aktivisti' i PS, opozita: Krim elektoral, nga Ina Rama tek Alfred Balla, janë bërë pjesë gjyqtarë e prokurorë të SPAK

1675866928_7.jpg
Opozita ka reaguar në lidhje me aplikacionin ‘Aktivisti’, të prezantuar nga Partia Socialiste, duke e cilësuar si një mjet terrori psikologjik kundër administratës.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ky është një tjetër skandal dhe se PS-së nëpërmjet këtij aplikacioni ushtron shantazh dhe përdor administratën publike për qëllime politike.

Sipas Metës, punonjësit e administratës publike ku përfshihen edhe prokurorë dhe gjyqtarë, anëtarë të KLP dhe SPAK janë detyruar për t’u bërë pjesë e këtij aplikacioni që do të monitorojë pëlqimet dhe komentet që bëjnë në rrjetet sociale.

“Një vit pas skandalit të patronazhistëve, vjedhjes së të dhënave personale nga Regjistri Publik Shtetëror dhe keqpërdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, një tjetër skandal ka shpërthyer me të ashtëquajturin aplikacioni “Aktivisti” në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Mijëra punonjës të administratës publike, në shkelje të Kushtetutës e të ligjeve, si dhe në dhunim flagrant të lirive dhe të drejtave të tyre, janë detyruar nëpërmjet presioneve dhe shantazhit të bëhen pjesë e këtij aplikacioni që monitoron like-t, komentet dhe share në rrjetet sociale të postimeve të Edi Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë.

Skandali bëhet edhe më i madh kur zbulohen se pjesë e listës së aplikacionit janë të paktën 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë, anëtarë të KLP, KLGJ, SPAK dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në Tiranë dhe qarqe, mjekë, infermierë dhe mësues, punonjës të tatimeve, doganave etj. Keqpërdorimi i punonjësve të administratës publike dhe institucioneve më të larta të drejtësisë në funksion të propagandës së gënjeshtërt të “Rilindjes” dhe të zgjedhjeve vendore të 14 majit, nëpërmjet shantazhit, intimidimit dhe presionit, meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm”- u shpreh Meta ndër të tjera.

Nga ana tjetër zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se pjesë e listës së personave që kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ të PS-së janë edhe emra të njohur që nga ish prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e deri tek Alfred Balla, anëtar i KLP. Ajo tha se në këtë rast opozita nuk ka kujt t’i drejtohet për hetim për shkak se vetë prokurorët dhe gjyqtarët janë pjesë e këtij aplikacioni.

“Raportimet mediatike e përshkruajnë aplikacionin Aktivisti si një mjet terrori psikologjik kundër administratës. Nëpunësit publikë, nëse nuk u bëjnë like dhe share aktiviteteve të kryeministrit dhe ministrave kërcënohen me largim nga puna, dhe nëse janë aktivë shpërblehen me pikë, që shërbejnë si bonus për promocione dhe deri në shpërblime financiare “cash”, sipas raportimeve të besueshme.

Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që është thënë nga kjo foltore qindra here: Reforma është bërë për partinë dhe jo Shqipërinë. Një vend të cilit gjyqtarët dhe prokurorët i shërbejnë si aktivistë partiakë është një republikë bananesh.'- tha Garo.

Sakaq Meta bëri thirrje që në 11 shkurt pjesëmarrja në protestë të ishte sa më e madhe. I pyetur nga gazetarët për skenarin e protestës, Meta nuk dha shumë detaje por u mjaftua duke thënë se shqiptarët janë europianë dhe si të tillë do të protestojnë.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 08/02/2023 22:51

    I njejti aplikacion përdoret nga Vucici në serbi sepse Edvin shkjau shqipfolës ështé bashkuar me te në jugoslavin e re….tradhtar i pështirë i kombit Shqiptarë

    Përgjigju
  • Soni: 08/02/2023 18:56

    Cdo gje ecen mire fale jush

    Përgjigju
  • Roni: 08/02/2023 18:53

    Eshte nje aplikacion shume i mire

    Përgjigju
  • Gjergj: 08/02/2023 18:15

    Nè njè vènd ku pjesètarèt e administratès, vjedhin eurot me çanta çdo ditè dhe askush nuk sheh tè arsyeshme nga qeveria pèr tè ngritur alarmin se pèrse nuk funksionojnè organizmat kontrolluese nè ministritè e pèrfolura,,,kryeministri do na denoncojè ata qè paskan publikuar tè dhènat pèr kontaktet me "vullnetarèt" e tij. . Nuk e di nèse ka nè radhèt e kryeministrisè juristè tè mirèfilltè qè kèshillojnè zotèrinè por kjo èshtè pèr tè qeshur dhe qarè. Nèse nuk je i zoti ti mbash gjèrat mbuluar, lère zotèri. Asnjè gjykatè, nuk ka kohè tè merret me budallallèqe tè tilla tè njè kryeministri.!!!

    Përgjigju
  • Genti: 08/02/2023 17:46

    Ai eshte nje aplikacion shune i dobishem qe zgjidh shume pune,po si gjithmone pd do hedhi balte ne cdo pune te mire qe behet ne kete vend.

    Përgjigju
  • Reli: 08/02/2023 17:07

    Po i mbushni edhe kutite vet te pakten mos te mundohemi deri ne votime.i lini njerezit te lire o te mjere qe jeni ber me keq se ne komunizem.Shkoni ruani dhe denoni korrupsionin,vjedhjet me tendera. Ne kte vend jeta e njeriut ka vlere 1 euro. Ska as siguri jete as drejtesi,as polici,as qetesi as pasterti,as gje prej gjeje nga qeverite hajdute qe kemi pas kemi e do te kemi per sa kohe ka ativiste e patronazhiste qe na marin ne telefon e na kerkojne zonen ku votojme.

    Përgjigju
  • Ino: 08/02/2023 17:00

    Ai eshte nje aplikacion shum i vlefshem pasi lehteson pune. E cdo personi qe eshte interesuar per tu njoftuar nga lajmet me te fundit dhe te komentoje ne to duke lene pershtypjet e tij/saj.Seshte asgje tjeter vecse nje program normal por opozita do qe ta marri sic do ajo duke ulur posht kshu kryeministrin,por nuk e ben dot kte gje me Ramen

    Përgjigju
    • Cnxn: 08/02/2023 17:53

      Nga aplikacioni po komenton?

  • Goni: 08/02/2023 16:58

    Keta te opozites nuk dinte gje tjeter vetem te flasin gjera pa baza fare,nuk ka asgje te keqe ai program pasi eshte nje inovacion goxha i duhur qe mban gjall sot teknologjine qe eshte e ardhmja per te rinjte dhe mundeson informimin per projektet dhe punet me te fundit qe qeveria ben ne cdo qytet te mundshem

    Përgjigju
    • Subashi: 08/02/2023 22:26

      Po por nese sdo ishte me detyrim dhe te mos u behet presion administrates shteterore qe po nuk arriten nje nivel pikesh jane gati per te ik nga puna. Ky app vjen era patronazhist.era m.t. fate ek keqe.

    • Sufllaqe pa majonezë: 08/02/2023 18:53

      Provoje pa majonezë se të zgjeron grykën

  • Lindo: 08/02/2023 16:50

    Padi per shpifje ti hedhin qe gjithe kohes vetem shpifje dhe akuza te pista nxjerrin

    Përgjigju
  • beni: 08/02/2023 16:35

    sa here te dalin te palarta io rama, fillon e kercenon ti. po pa merak, se nuk e kemi harruar as afere me spiunin e fbdi qe e korruptove me leket tona. pa merka, se mni koke do ti mabjme te gjitha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja