Misteri i çimkës/ Kush e përgjoi Denar Bibën? Kërkohet investigim në Strasburg/ Replikat PD-PS

Denar Biba reagon sërish mbi audio-përgjimin te viti 2014 ku ai diskuton me anëtarin e kësaj Gjykate Ledio Binaku për shtyrjen e vendimeve të ish-pronarëve për dëmshpërblim ndaj shteit shqiptar. Biba deklaron se do t’i drejtohet Strasburgut pasi është përgjuar në menyrë të paligjshme në një bisedë miqësore qe ka ndodhur pikërisht brenda ambienteve të gjykatës. Mister mbi autorin e përgjimit, por nga rrethanat si u realizua dyshohet që regjistrimin e ka bërë vetë gjyqtari Ledio Bianku.

Kam vendosur ti drejtohem me letër Presidentit të Strasburgut ku do i shpjegoj versionin tim të ngjarjeve, do i shpreh shqetësimin tim për manipulimin e kësaj situate, që individë që punojnë në atë gjykatë, duke qenë se nuk jam në dijeni se kush e ka bërë atë përgjim, apo struktura të gjykatës kanë përgjuar pa asnjë lloj mandati dhe paralajmërimi një bisedë mes një gjyqtari dhe një punonjësi të lartë të një shteti anëtar të Këshillit të Europës, është e papranueshme që kjo të ndodhë në tempullin e drejtësisë.

Denar Biba

Më në fund gjykata e Strasburgut foli, që konfirmoi variantin tim të së vërtetës. Ai do të mësohet vetëm atëherë kur të bëhet publike audio e plotë. Deri atëherë sikur rezulton edhe nga deklarata e zyrtarit të gjykatës. Unë kam takuar një gjyqtar të gjykatës së Strasburgut dhe i kërkova të na asistonte me dijenitë e tij në lidhje me një kërkesë të Shqipërisë për të mundësuar shtyrjen e afatit të një detyrimi, 2014, kur qeveria sa ishte krijuar mund të falimentonte apo të vendoste në pozitë të vështirë financat e Shqipërisë. Shifra që duhet të paguante shteti ishte mbi 50 milionë euro dhe ishte e pamundur që qeveria ta paguante sikur kërkohej. Gjyqtari bisedën, sikur thotë gjykata e ka konsideruar të pa përshtatshme. Gjykata pranon referimin e anëtarit të saj për një qasje të përshtatshme, por jo ndikim apo shantazh. Më vjen keq që Bianku nuk e ndau këtë qasje të tij në atë moment dhe të thoshte se mënyra që po i drejtohesha ishte e papërshtatshme. Askush nuk ka guximin për të publikuar audion e plotë. Fakti që gjykata nuk reagoi atëherë, nuk mbajti asnjë lloj qëndrimi ndaj Shqipërisë tregon sesa i parëndësishme ishte kjo bisedë. Në asnjë lloj rrethane nuk ka qenë e atillë që të shqetësonte gjykatën, ajo u përdor vetëm për teatrin politik shqiptar. Kjo histori po shëndrrohet në shantazh në punën time te KQZ në prag të fushatës zë zgjedhjeve. Kam vendosur ti drejtohem me letër Presidentit të Strasburgut ku do i shpjegoj versionin tim të ngjarjeve, do i shpreh shqetësimin tim për manipulimin e kësaj situate, që individë që punojnë në atë gjykatë, duke qenë se nuk jam në dijeni se kush e ka bërë atë përgjim, apo struktura të gjykatës kanë përgjuar pa asnjë lloj mandati dhe paralajmërimi një bisedë mes një gjyqtari dhe një punonjësi të lartë të një shteti anëtar të Këshillit të Europës, është e papranueshme që kjo të ndodhë në tempullin e drejtësisë. Jam i bindur se gjykata do të reagojë. Do të doja që gjykata ta ketë atë audio përgjim, por, dyshoj nëse ai që e ka bërë t’ia ketë dërguar gjykatës. Nëse dëgjoni përgjimin do të shikoni edhe qasjen morale, dyshoj se gjykata e ka. Gjykata nuk e bëri problem asnjëherë.

Denar Biba

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat akuzoi nënkryetarin e KQZ-së Denar Biba, se shantazhoi gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku që ky i fundit të ndikonte tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, me qëllim që të ndihmonte qeverinë me ceshtjen e pronave, kundër interesit të popullit shqiptar. Sipas PD-së, Biba ka vepruar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi. Çështja e pretenduar nga Partia Demokratike, ka lidhje me dosjet e dërguara nga ish-pronarët në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. PD pretendon se qeveria shqiptare kërkoi nëpërmjet ndikimit tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, që të gjitha rastet e dërguara nga Shqipëria që kishin lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave të pezulloheshin ose të shtyheshin, deri në miratimin e një ligji pasi vendimet e Strasburgut do të ndikonin tek gjykatat shqiptare duke e vendosur qeverinë shqiptare mbi barrën e dëmshpërblimit. Por, deri më tani, në akuzat e artikuluara nga PD dhe në audio-përgjimin e publikuar, nuk ka në asnjë rast një provë të qartë që të tregojë se nënkryetari i KQZ-së, kërcënon apo shantazhon Ledi Biankun për të ndikuar tek Spelmann.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
PD i përgjigjet Bibës: Duhet të ishe para drejtësisë, trego kush të urdhëroi për shantazhin

Eksperti i PD për cështjet e drejtësisë, Gazmend Bardhi, që ka qenë edhe ish-ministër teknik i PD në qeverisjen e përbashkët vitin e kaluar ka reaguar pas deklaratës së Denar Bibës se do i drejtohet Strasburgut për investigim për përgjimin. Bardhi thotë se Biba nuk duhet të ishte para kamerave, por para drejtësisë, ndërsa akuzoi se qeveria po zbaton skenar kriminal për të bllokuar hetimin e videoregjistrimit.

Deklarata e Gazmend Bardhit
GJEDNJ konfirmon që sjellja e Denar Bibës, me urdhër të Edi Ramës, ndaj gjyqtarit të GJEDNJ-së z. Ledi Bianku, ishte e papërshtashme, ndërsa Denar Biba del para kamerave dhe i thotë shqiptarëve: “GJEDNJ më dha të drejtë, nuk kam ushtruar ndikim të paligjshëm, por takimi ka qenë miqësor”!!!

Madje, guxon dhe shpall edhe vendimin e prokurorisë: “Çështja u zgjidh ligjërisht tha, ska më çfarë të hetohet” #xde02; Fiks i njëjti skenar kriminal që zbaton Qeveria në çdo aferë të saj kriminale – Thuaju shqiptarëve të kundërtën e asaj që thonë provat e faktet e pakundërshtueshme, shpalle me nxitim rezultatin që duhet të ketë hetimi i prokurorisë, mbushi mediat me variantin e saj qesharak, dhe më pas lëre prokurorinë të bëjë sikur do të hetojë, derisa çështja të harrohet! E ndërsa flet, udhëtari i trenit të Ramës, e pranon pa asnjë ndroje: “I kërkova gjyqtarit të na ndihmonte që të pranohej kërkesa e Qeverisë Shqiptare”! A ka prokurori në këtë vend?

Mjafton ky pohim që sot Denar Biba të mos ishte përpara kamerave, por përpara drejtësisë! Atje ka detyrimin të tregojë kush e urdhëroi të shantazhonte gjyqtarin e GJEDNJ-së.  Për sqarim: Një gjyqtari nuk mund t’i kërkohet që të “ndihmojë” në pranimin e një kërkese, sepse pikërisht kjo është qasja e papërshtatshme që evidenton GJEDNJ dhe që në ligjin shqiptar njihet si ndikim i paligjshëm. Për efekt të ligjit, nuk ka rëndësi nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara. Mjafton paraqitja e kërkesës së papërshtatshme dhe vepra penale është konsumuar.

Qeveria është palë në proceset në GJEDNJ dhe një gjyqtari nuk mund t’i kërkohet të ndihmojë një palë në proces për pranimin e kërkesave të saj, për mosshqyrtimin e çështjeve individuale në gjykatë! Kjo kërkesë e një pale (Qeverisë në këtë rast) shqyrtohet nga GJEDNJ në pavarësi të plotë dhe pa asnjë ndërhyrje. Çdo kërkesë për ndihmë ndaj një gjyqtari, është NDIKIM I PALIGJSHËM. P.S: Harroi të sqaronte se çfarë i ofroi gjyqtarit në këmbim të “ndihmës” që i kërkoi! Ndoshta një vend në trenin e Edi Ramës?

 

Ora 12:55
Akuzat për audio-përgjimin, Spiropali: Kryebiba e PD-së Lulzim Basha të kthehet nga pushimet

Pas akuzave nga Jorida Tabaku ka reaguar deputetja e PS, Spiropali duke vijuar replikat për audio-përgjimin. Sipas socialistes Shqipëria 1€ ishte slogan i Berishës, ndërsa shton se atë që u bëri pronarëve e pronave në këtë vend PD-ja, s'ia ka bërë e s'ia bënte dot asnjë pushtues i huaj. Elisa Spiropali i kërkon Bashës që kthehet edhe mendërisht e jo vetëm fizikisht nga pushimet e gjata.

Dikush duhet t'i kujtojë zonjës Tabaku se Shqipëria 1€ ishte slogan i liderit të saj! Le t'i kërkojë edhe një rast të vetëm deri sot kur qeveria shqiptare ka dhënë tokë shtetërore a private me 1€ në bregdet për nje individ me emër e mbiemër! Dhe nuk është mirë që zonja Tabaku të vajtojë për pronarët, se atë që u bëri pronarëve e pronave në këtë vend partia e saj, s'ia ka bërë e s'ia bënte dot asnjë pushtues i huaj. Sa për këtë babalepërgjimin e radhës me Denar Bibën që paska shantazhuar kunatin e Genc Pollos, kryebiba e PD-së Lulzim Basha, bën mirë të kthehet edhe mendërisht e jo vetëm fizikisht nga pushimet e gjata se erdhi shtator

Elisa Spiropali

Ora 12:46
Akuzat për audio-përgjimin, PD: Nga Jugu, te Teatri, Rama po grabit pronat

Duke marrë shkas nga publikimi i audio-përgjimit të një bisede të kryer në vitin 2014 mes Bibës dhe Biankut, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë për veprime të një pasnjëshme në dëm të pronarëve. Në daljen mediatike, deputetja e PD akuzoi qeverinë se po shpronëson për herë të dytë pronarët, sipas saj, për të pasuruar një grup personash nën termin “pronarë të rinj”. Këtu Tabaku përmendi miratimin e dy VKM-ve, që ajo tha se, i kanë dhënë autoritetin qeverisë që të mos ia kthejë pronën të zotit por tia japë një investitori. Tabaku njoftoi për një letër të dërguar nga PD Gjykatës së Strasburgut për këtë shqetësim.Deklarata e plotë e PD
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi dje zyrtarisht se qeveria shqiptare ka tentuar të ushtrojë presion dhe e ka konsideruar të papërshtatshme këtë ndërhyrje. Cdo gjë tjetër nga ana e qeverisë dhe prokurorisë është propagandë.

Përfaqësues të qeverisë shqiptare, nën emrin dhe frymëzimin e drejtë për drejtë të Kryeministrit Rama kanë kërkuar të ndikojnë në vendimin e Gjykatës Europiane në lidhje me shqyrtimin e Ligjit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Një përpjekje e tillë jo vetëm që është e turpshme dhe fyese për një qeveri që këndon refrenin e Reformës në Drejtësi, por mbi të gjitha është edhe akti më domethënës i asaj çfarë përfaqëson Rama dhe qeveria e tij. Prandaj, jo rastësisht komunikimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe emërimet e qeverisë shqiptare pranë kësaj gjykate, janë tërësisht partizane dhe politike. Qëllimi i këtyre emërimeve ka qenë dhe mbetet krijimi i një linje informacioni të drejtpërdrejtë nga Gjykata tek Rama.

Arsyeja se përse qeveria dërgoi z. Biba si një mesazher lidhet me një çështje të rëndësishme; pronën!

Kjo nuk është diçka e re për qeverinë në trajtimin e çështjes së pronës, për këtë arsye këtë pranverë Partia Demokratike ka informuar Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për veprimet arbitrare të Qeverisë dhe mjetet ligjore të përdorura duke cenuar rëndë drejtën e pronës nga viti 2014 e në vijim.

Politika e ndjekur nga ana e Qeverisë Shqiptare nuk ka qenë në asnjë rast në drejtim të zgjidhjes së problemit të pronës. Qeveria “Rama” është angazhuar në drejtim të shpronësimit të dytë të pronarëve, në shërbim të pasurimit të një grupi personash nën termin “pronarë të rinj” që në fakt janë uzurpues të paligjshëm të pronave.

Konkretisht:

–        Kryeministri Rama që prej vitit 2014 nuk ka zbatuar vendimin pilot dhe jurisprudencën e  GJEDNJ në lidhje me çështjen e ekzekutimit të vendimeve përfundimtare në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave.

–        Po i njëjti njeri që prej vitit 2014 është përpjekur për të eliminuar pronarët nga kthimi dhe kompensimi fizik i pronës. Fillimisht ajo përdori transferimin e fondeve nga Agjencia e Kthimit Kompensimit të Pronave tek Ministria e Bujqësisë për t’i transferuar ato kundrejt vlerës 1 euro tek investitorët, klientë të qeverise.

–        Qeveria e kryeministrit Rama miratoi Ligjin për Investime Strategjike që i jep shtetit autoritetin të ndërhyjë në marrëdhënien mes një pronari të tokës dhe investitorit privat. Ligji në fjalë i jep akses të tepruar qeverisë duke cenuar sigurinë juridike të pronarëve. Megjithëse Partia Demokratike përgatiti amendamente këto nuk u miratuan.

–        Miratimi i dy VKM-ve të njëpasnjëshme brenda pak muajsh që i japin autoritet qeverisë që të mos ia kthejë pronën të zotit por t’ia japë atë një investitori strategjik, i cili e fiton me pa të drejtë.

–        Vetë kryeministri Rama u investua personalisht për të miratuar Ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, që bie në kundërshtim me Kushtetutën. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për plotësimin e boshllëkut të krijuar nga shfuqizimi i disa dispozitave të këtij ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për më shumë se 2 vite.

Për këtë qëllim në Partinë Demokratike ka funksionuar një grup i posaçëm pune që ka identifikuar këto e shkelje të tjera të Kushtetutës, të ligjeve e të drejtës së pronës. Ne kemi përgatitur një informacion të plotë e të detajuar se si prona e pronarëve po grabitet me ligje të veçanta. Që nga pronat në jug e deri tek Teatri Kombëtar në mes të Tiranës rruga që ndjek Rama është e njëjtë.

Vendimet e njëpasnjëshme të Ramës tregojnë qartazi synimin për të tjetërsuar me të gjitha mënyrat pronën e pronarëve të ligjshëm. Arsyet e vërteta që lidhen me Ligjin e ri të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës nuk janë pamundësia e qeverisë për të kthyer pronën apo për ta kompensuar. Por është mos dëshira për të regjistruar pronat, për të krijuar një fond të konsoliduar fizik dhe financiar e deri në mungesë vullneti për t’u koordinuar mes institucioneve që merren me pronat.

Përgjatë këtyre muajve, kemi parë se si qeveria ka shpronësuar dhe ka zhvlerësuar me çmime qesharake prona në qendër të qytetit për t’ua dhënë atë oligarkëve dhe tarafit të saj.  Partia Demokratike ka parë dhe ka identifikuar me dhjetëra vendime që japin për 1 euro pronën e pronarëve të ligjshëm, të cilat do t’i bëjë publike në ditët në vijim.

Nga sa më sipër është tejet e kuptueshme përpjekja qesharake e një qeverie të korruptuar që përpiqet të ndikojë vendimin e një Gjykate.

Beteja jonë për të drejtat e pronës dhe pronarëve do të vazhdojë derisa atyre t’u jepet një zgjidhje e plotë dhe përfundimtare konform këshillave të GJEDNJ dhe mbi të gjitha konform të drejtës hyjnore të njeriut për të trashëguar pronën e tij.

Partia Demokratike, nuk ka për të lejuar që pronarët e ligjshëm të këtij vendi të kompensohen me çmime qesharake të Enver Hoxhës, ashtu siç do të bëjë Rama dhe qeveria e tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025