Akuzat e PD, dorëhiqet drejtori
i ri i Policisë së Burgjeve

Akuzat e PD, dorëhiqet drejtori<br />i ri i Policisë së Burgjeve
TIRANË - Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Policisë së Burgjeve, i emëruar në mes të muajit tetor 2013. Enrik Sulejmani e ka bërë dorëheqjen e tij me anë të një letre drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.

“Me anë të kësaj kërkese, kërkoj mirëkuptimin tuaj për të miratuar dorëheqjen time nga funksioni i Drejtorit të Policisë së Burgjeve të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në letrën e Sulejmanit.

Ish-drejtori i Policisë së Burgjeve, thotë se, “ky vendim vjen si pasojë e shqetësimit, në lidhje me disa lajme të pavërteta të publikuara në një organ të medias së shkruar pas emërimit tim në këtë detyrë. Ndiej të domosdoshme të sqaroj me këtë rast, se asnjë prej akuzave ndaj personit tim nuk bazohet në fakte reale”.

Ndërkaq që më pas, Sulejmani ka shpjeguar pozicionin e tij në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj tij. Në letrën e tij, Sulejamni thotë se, “çështja në të cilën emri im është përfshirë pa të drejtë, është gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe është dhënë një vendim që mban nr 760, datë 08.07.2013, ku Gjykata ka vendosur deklarimin e pafajshëm ndaj personit tim”.

“Ndaj këtij vendimi, nga ana e Prokurorisë është ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit. Vetë organi i akuzës është bindur se akuza e ngritur ndaj meje nuk qëndronte, ndaj në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit, nga ana e Prokurorit të Apelit, është kërkuar të hiqet dorë nga apeli dhe të vendoset mospranim i ankimit”, thuhet në letrën e Sulejmanit drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.

Sipas tij, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi mospranimin e ankimit me vendimin nr. 4, të datës 12.01.2005.

“Deklaroj se dorëheqja ime vjen me qëllimin e mirë, që nga kjo çështje të mos cënohet imazhi i institucionit ku unë ushtroj funksionin tim. Gjithashtu, kam bindjen, se një situatë e tillë është e motivuar politikisht”, përfundon letra e drejtorit të hequr Enrik Sulejmani.

Ndërkaq, dy ditë më parë, Partia Demokratike, akuzoi Sulejmanin se në vitin 2003 është arrestuar në Rinas, për trafik njerëzish.





Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër