'Po kanabizoni vendin', Lleshaj: Po hidhni tymnajë dezinformuese, mashtroni me fotot! PD: Do hysh në histori si ministri më i dështuar

'Po kanabizoni vendin', Lleshaj: Po hidhni tymnajë dezinformuese, mashtroni me fotot! PD: Do hysh në histori si ministri më i dështuar

Akuzat e Partisë Demokratike se në vendi është kthyer në një fushë kanabisi ka sjellë reagimin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit, të cilët shprehen se po dezinformon publikun duke publikuar foto të pavërteta të fushave të mbjella me rrënjë kanabis.

Ministri Lleshaj shprehet se PD me dy fotot e publikuara nuk ka qëllim informimin dhe nuk i intereson e vërteta, po dezinformimi i publikut!  Në të njëjtën linjë ishte dhe Policia e Shtetit, e cila sqaron se PD ka mashtruar me fotot duke i servirur dhe paraqitur në mënyrë aspak korrekte. Sipas policisë rastin e goditjes së kultivimit të kanabisit në Dibër i paraqiti si rast në Vlorë dhe rasatin në Kukës në fakt është një foto e vjetër e 2016.

" Policia e Shtetit shpreh keqardhje për deklaratën e PD-së lidhur me situatën e parandalimit e luftën kundër kultivimit të kanabisit. Çdo rast i tentativës për kultivim që është konstatuar është goditur dhe personat përgjegjës janë dërguar para drejtësisë. Rasti më i fundit ishte në Zall Dardhë të Dibrës, ku u procedua penalisht kryetari i Njësisë Administrative, kryeplaku i fshatit dhe u shpallën në kërkim 3 autorë të dyshuar. Foton e këtij rasti PD e serviri për publikun si rast në qarkun e Vlorës, ndërsa një foto tjetër si rast në Kukës, e cila në fakt daton disa vite më parë (viti 2016).Lufta kundër parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabist po ashpërsohet përditë e më shumë nga strukturat e Policisë së Shtetit, luftë kjo e nisur që prej fillimit të vitit me masat parandaluese, sensibilizuese dhe vijon me masat goditëse, jo vetëm ndaj atyre që tentojnë të kultivojnë apo të trafikojnë kanabisin, por edhe ndaj zyrtarëve, të cilët ligji i ngarkon me përgjegjësit", thuhet në reagimin e policisë.

Policia shprehet se këto sulme të janë demotivuese për efektivët dhe dëmton interesin kombëtare. Ajo thekson se çdo ditë kryhen kontrolle në terren, me dronë dhe nga ajri me avion special falë bashkëpunimit me Guardia di Finanza, ndërsa shtoi se angazhimi i policisë vlerësohet dhe nga partnerët të vendosur përditë krah tyre në operacione të përbashkëta.

Edhe Minsitri Lleshaj shprehet se policia dhe qeveria në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike nuk shpërqendrohetnga tymnaja dezinformuese e PD, ndërsa hodhi akzua se nga shkatërrimi i parcelave mund të jetë prekur ndonjë lidhje e vetë PD-së.

"Dy fotot e publikuara sot nga PD janë jo vetëm një fiasko në aspektin informativ, po edhe një tjetër shembull i radhës së PD nuk i intereson e vërteta, po dezinformimi i publikut!  Policia e Shtetit ka shkatërruar prej ditësh jo vetëm dy parcelat në fotot e lodhura të PD, që mesa duket i kanë dhembur ndonjë kultivuesi a lidhjeje biznesore të vetë PD, por edhe dhjetëra parcela të tilla në të gjithë vendin. Lufta frontale kundër kanabisit e ka shkatërruar në themel të gjithë ngrehinën kriminale të ngritur në vend, që nga kryeqendra në Lazarat, e deri në kthinat më të thepisura të maleve të Shqipërisë. Sigurisht që ende ka e do ketë kokëshkretë që përpiqen të vijojnë veprimtarinë kriminale. Por shanset e suksesit për ta tanimë janë shumë afër zeros. Ndaj ne as nuk krahasohemi me trashëgiminë e PD dhe as nuk shpërqendrohemi nga tymnaja e saj dezinformuese", shkruan ndër të tjera Lleshaj

Në denoncimin e bërë nga PD më herët thuhet se vendi po kanabizohet gjithmonë e më shumë dhe se policia zotëron të gjithë informacionit dhe nuk merr asnjë masë

"Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës. Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama.  Pyetja që shtron sot çdo qytetar është sesi ka mundësi që policia shqiptare i ka të gjitha këto informacione, e di se ku mbillet droga, e di se kush e mbjell, kush e trafikon, mënyrën dhe vendin nga trafikohet dhe prapë nuk merr asnjë masë?! Nuk ka asnjë edhe një arrestim të vetëm të trafikantëve të drogës. Asnjë shef të shkarkuar policie, megjithë premtimin pompoz të Sandër Lleshajt. Përgjigja është fare e thjeshtë! Policinë e pengon Ministri i Brendshëm, i cili është në shërbim të paktit të Edi Ramës me trafikantët e drogës ", thuhet ndër të tjera në reagimin e PD.

U paraqit nga PD si foto aktuale e kanabisit në Kukës, por është e vitit 2016

U paraqit nga PD si foto aktuale e kanabisit në Vlorë, por është e aksionit të policisë të kryer në Dibër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:50
PD i përgjigjet LLeshajt: Fotot vetëm maja e ajsbergu, do hysh në histori si ministri më i dështuar

Pas akuzave që PD hodhi fillimisht me kanabizimin e vendit dhe publikimin e dy fotove që u hodhën poshtë nga policia dhe Ministri Lleshaj duke i cilësuar si informacion dezinformues për publikun,  ka reaguar sërish PD ku shprehet se Lleshaj do të hyjë në histori si ministri më i dështuar në luftën kundër trafikut të drogës dhe se  fotot e publikuara janë vetëm maja e ajsbergut e sipërfaqeve të mbjella me drogë kudo në Shqipëri.

Deklarata e plotë e PD

Akuzat e rreme të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj kundër Partisë Demokratike për çështjen e kanabisit janë identike me ato të paraardhësit të tij Saimir Tahirit para 4-5 vjetëve, kur droga transportohej me avion dhe qeveria bënte sikur vriste mushkonja.

Historia e afërt na tregon se sulmet politike nuk e ndryshojnë dot faktin se, njësoj si atëherë, Shqipëria është e mbjellë me drogë nga Veriu në Jug të vendit, si pjesë e projektit të Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin.

Përgjimet zyrtare të Prokurorisë provojnë se trafikantët e drogës janë në shërbim të Partisë Socialiste dhe kanë blerë vota për të mbajtur Edi Ramën në pushtet, duke i siguruar të paktën 20 deputetë.

Fotot e publikuara sot janë vetëm maja e ajzbergut e siperfaqeve të mbjella me drogë kudo në Shqipëri. Janë prova se kultivimi i kanabisit ka bekimin e kësaj qeverie, të deputeteve dhe kryebashkiakëve të Edi Ramës. Shqipëria është e mbushur plot me kanabis. Kudo është mbjellë drogë dhe fakt është se nuk ka asnjë bos droge të arrestuar, nuk ka asnjë Drejtor Policie të larguar.

Shpifjet nga facebook-u për gjoja lidhje të PD-së me trafikantë droge që ne po denoncojmë çdo ditë, e bëjnë edhe më qesharake reagimin e pasardhësit të Saimir Tahirit, të dënuar për bashkëpunim me trafikantët e drogës. Sandër Lleshaj duhet të thotë publikisht emrat e atyre që pretendon se janë të lidhur me PD, ose të kërkojë ndjesë publike për lehjen e radhës kundër opozitës.  Në fakt, këto janë thjeshtë shpifje që i shërbejnë Ministrit të Hashashit vetëm për të fshehur trafikantët e drogës dhe për ti ikur fakteve tronditëse të raportit të Antimafias Italiane.

“Shqipëria u kthye në një nga prodhuesit kryesorë në botë për kanabisin dhe në pikë kyçe tranziti për heroinën dhe kokainën nga Afganistani apo Kolumbia drejt Europës”- thotë raporti për periudhën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshaj.  Në këtë mënyrë, ai ka thyer edhe një rekord të dështimit të qeverisë në luftën kundër trafikut të drogës, duke hyrë në histori si ministri më i dështuar.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 19/07/2020 14:56

    Patjeter qe do hyje ne histori,si ministri qe ja futi kembet ne nje kepuce financuesve "okulte" te PD-se Berishiane.Saliu eshte kryekrimineli i kombit.Ai akuzon gjithnje i pari,sa here ndjen eren qe dikush kerkon te sbardhe te verteten.Si me Shikun,edhe me narkotizmin,gjithmone ka bere,dhe ben akuza teatrale i pari,sepse e di qe nje dite si per shikun dhe per drogat,apo korrupsionin gjigant, ai do dale ne skene si protagonis.E ku ka me mire qe te akuzosh te gjithe ata mund te te akuzojne per te njejtin krim? Neser debilat besojne qe e akuzojne Saliun me akuza politike.

    Përgjigju
  • Loku: 19/07/2020 06:59

    Plaku kriminel hajdut trafikant tradhetar esht midis dilemes te vdes a te roj....ai kerme plak

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 18/07/2020 20:22

    Ja keta jan plerat e PD

    Përgjigju
  • Eni: 18/07/2020 19:39

    Qe keta te opozites mashtrojne sa here qe flasin, kjo nuk ka asnje pike dyshimi. Por dhe gjithe keto tonelata droge qe kapen ne Itali e ato pak rrenje qe po korren ketu, nuk kane qene stoqe neper magazina qe nga koha e Sali qenit!!! Jane mbjelle, korrur, e paketuar maksimumi vitin e kaluar dhe vazhdojne te mbillen, korren e paketohen dhe kete vit. Per kete jemi te qarte te gjithe, pra si me mashtrimet e opozites dhe me drogen qe eshte aktualisht sheshit. Tung e te fala.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton