I ashpër ka qenë në reagimin e tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në përgjigje të akuzave të PD dhe LSI, pas arrestimit të një punonjësi policie në Malësinë e Madhe për ngacmim seksual ndaj një të miture (Lexo këtu). Përmes një postimi në rrejtet sociale, Lleshaj shkruan se policët nuk janë të tij, por të të gjithë vendit, ndërsa shton se polici pervers nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas publikimit të një video ku një polic bënte veprime të turpshme. Lleshaj shkruan në një postim në Tëitter së policët nuk janë të tij, po të Shqipërisë. Po ashtu shton se ai identifikohet me policët që arrestuan sot kolegun e tyre, të cilin ministri ne quan një pervers.
REAGIMI I PLOTË
Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer. Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!
Shume sakt e ke then zoti Minister. Filloje sa me pare ate vetingun ne polici se jemi rrethuar nga polica mafioz edhe perversa.
Përgjigju