Akuzat e PD, Rama: Ferhati u sulmua dje për shkak të luftës për pushtet

Akuzat e PD, Rama: Ferhati u sulmua dje për shkak të luftës për pushtet

Kryeministri Edi Rama tek Akademia e Arteve

TIRANË- Nga Akademia e Arteve, aty ku mori pjesë në takimin me strukturat e PS-së për anëtarësimet e reja dhe lançimin e fushatës “E gjithë vëmendja tek ju”, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek akuzat e Partisë Demokratike. Rama tha se deputetja socialiste, Klotilda Ferhati u vu në qendër të sulmeve politike ditën e djeshme, për shkak të luftës për pushtet, pa u marrë parasysh nëse akuzat kanë patur ose jo bazë. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, akuzoi dje deputeten socialiste se bashkëshorti i saj, kishte 10-fishuar pasurinë brenda 5 viteve.

Besoj shumë se sa më shumë të hapur dhe gjithëpërfshirës të jemi, aq më shumë mund të mbajmë vëmendjen tek njerëzit. Të ndryshojmë trajektoren e politikës sonë. Besoj që është tepruar tejmase dhe është derdhur çdo kupë duke e zhvilluar politikën si një veprimtari akuzash dhe kundërakuzash, sulmesh dhe kundërsulmesh reciproke, nga një arenë e mbyllur ku njerëzit janë më të papërfaqësuar. Politika është një forcë që ka lindur për të bërë mirë, jo keq. Është orientuar në mënyrë të gabuar duke bërë dëme kolosale për njerëzimin dhe Shqipërinë. Klotilda u bë shënjestër e luftës politike, subjekt i luftës për pushtet. Ajo që kjo politikë prodhon është një dozë negativiteti dhe neverie. Nëse hyjmë në meritën e asaj që u tha është e kundërta e asaj që mundohem të predikoj.

Edi Rama, kryeministër

Më tej Rama foli edhe për rolin e medias në jetën e qytetarëve. Rama tha se media në Shqipëri është përfshirë në ‘manipulimin’e publikut. Sipas kryeministrit, media synon audiencën por pa parë sesi e ushqen publikun.

Një perde e rënë midis nesh, kur nuk është më politika por edhe media përfshihet në mënyrë të rëndomtë në një aktivitet që nuk synon më të vërtetën dhe faktet, bazuar në një punë paraprake, por veç synon publikun. Siç synohet një gjah, synon audiencën me çdo kusht, pa parë fare se me çfarë e ushqen, përtej të gjithave. Ajo që mund të bëhet është shumë e thjeshtë, dhe e rëndësishme, që ato ‘mrokllat’ që secili ka në dorë, të përdoren për të mbajtur krah.

Edi Rama, kryeministër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
“Shpirti, zemra, erdha unë”, Rama “shkrin” gazit të rinjtë: Po ti kursen, o qeros...! (Batutat)

Kryeministri Edi Rama iu është rikthyer batutave gjatë takimit që zhvilloi me të rinj dhe anëtarë të PS tek Akademia e Arteve.

Teksa po fliste për fuqinë e medias në perceptimin e të vërtetës, Rama iu kërkoi të rinjve t’i bënin like faqes së tij në Faceook, si edhe të shpërndanin postimin e tij të fundit që lidhet me nismën e qeverisë për bonuset për lindjet e fëmijëve.

Rama me të rinjtë:

Fjala vjen, unë do isha shumë mirënjohës nëse të gjithë ju, të nxirrnit telefonat nga xhepi, të gjithë ju, përveç ndonjërit që e ka nxjerrë tashmë dhe shkruan SMS: “Shpirti, zemra unë erdha, sa të mbarojë ky i gjati”. Përveç atij qerosit që e ka nxjerrë telefonin aty. Shkoni tek faqja ime dhe bëni share.

(I drejtohet njërit prej të rinjve): ‘Po kursen ti mo? Aha kurseke ti...’

Të rinjtë qeshin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse