“Po e kam marrë në telefon zonjën Vorpsi dhe kam komunikuar me të. E kam pyetur nëse ajo është e vetëdijshme që ato që thotë për mua kanë përmbajtje inkriminuese për të dhe nëse e ka të qarte që do përballet me gjykatën. Më ka thënë që është thjesht një zëdhënëse dhe nuk mban përgjegjësi për ato që i thonë”, shkruan Ndoka në Facebook. Deputeti i PS-së vijon më tej se nuk mund të heshte para akuzave dhe baltës që hedh mbi figurën e tij, zëdhënsja Laura Vorpsi.
“ Telefonata ime ka qënë ajo e një njeriu që e ka të pamundur ta duroje në heshtje padrejtesinë publike. Njerezit duhet ta dine se une nuk jam ai që thote Sali Berisha dhe që përserisin qentë e tij”, shkruan Ndoka. Ai thotë se ish- kryeministri Berisha e ka horrllekun profesion dhe politiken mjet për të nxjerrë lekë duke futur në sherr njerezit.
Ja mesazhi i plotë i deputetit të PS-së
Po e kam marre ne telefon zonjen Vorpsi dhe kam komunikuar me te. E kam pyetur nese ajo eshte e vetedijshme qe ato qe thote per mua kane permbajtje inkriminuese per te dhe nese e ka te qarte qe do perballet me gjykaten. Me ka thene qe eshte thjesht nje zedhenese dhe nuk mban pergjegjesi per ato qe i thone. I kam thene qe perpara se te jem politikan une jam babai i dy vajzave njera nga te cilat eshte15 vjece dhe e kam te pamundur tia shpjegoj vajzes time cfare e shtyn zonjen Vorpsi te hedhe balte mbi mua. Une nuk jam politikan dhe nuk e kam eksperiencen e kesaj loje te ndyre qe qenka vertete e rende kur te perfshin edhe familjen. Telefonata ime ka qene ajo e nje njeriu qe e ka te pamundur ta duroje ne heshtje padrejtesine publike. Njerezit duhet ta dine se une nuk jam ai qe thote Sali Berisha dhe qe perserisin qente e tij. Njerezit duhet ta dine se une, vellezerit e mi, fisi im, kemi mbeshtetur e votuar per vite te tera PD.
Njerezit duhet ta dine se ne shtepine tone Edi Paloka eshte prej vitesh mik shtepie dhe me Edi Paloken nuk na ka lidhur ndonje pune e piste po mbeshtetja qe i kemi dhene si drejtues politik i PD ne qarkun Lezhe per vite te tera. Njerezit duhet ta dine se une dhe gjithe rrethi yne shoqeror e kemi braktisur PD kur PD braktisi vetveten dhe u be vegel e familjes se Sali Berishes. Njerezit duhet ta dine se ne jemi bashkuar me Partine Socialiste kur Edi Rama e ktheu ne parti te interesave te shqiptareve pa dallim. Njerezit duhet ta dine se une vete jam futur ne kete rruge jo per tu bere politikan po per ti kthyer borxhin gjithe atyre mijera njerezve qe na kane ardhur pas me vite te tera kur votonim PD dhe Sali Berisha i la ne balte me keq se ci gjeti. Njerezit duhet ta dine se Sali Berisha e humbi Lezhen per here te pare pas shume vitesh perballe koalicionit tone dhe une jam i lumtur qe dhashe kontributin tim sado te vogel per humbjen e tij.
Sali Berisha e ka horrllekun profesion dhe politiken mjet per te nxjerre leke duke futur ne sherr njerezit. Shume here i ka ecur kjo pune. Po me mua dhe familjen time e siguroj qe nuk ka per t'i ecur. Per ne nderi eshte i shenjte dhe une nuk ndalem perpara baltes dhe djallezive te politikes per ta vene ne vend nderin tim dhe te familjes time.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)