Akuzat e PD-së për importet në
Dhjetor 2013, Braçe: Le të flasin

Akuzat e PD-së për importet në<br />Dhjetor 2013, Braçe: Le të flasin
TIRANË - Akuzave të Partisë Demokratike se, gjatë dhjetorit janë zhdoganuar mijëra tonë naftë e cigare për tu shitur me çmime më të larta në 2014, u është përgjigjur deputeti i PS-së, Erjon Braçe.

Me një shënim në profilin e tij në Facebook, deputeti Braçe shkruan se, kompanitë që importojnë naftë e cigare në vend janë ata që më parë i priste dhe përcillte Sali Berisha. Braçe nuk ka lënë pa ironizuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, për njohuritë e tij në ekonomi.

“Dëgjova dje deputetin Mima (dijen dhe përvojen e të cilit e çmoj shumë); Lexova sot kryetarin me gjasme të PD Basha (dija e përvoja e të cilit në lëmin e ekonomisë do kthehet shpejt nëe barcalete).

Te dy thane se ka ndodhur gjëma me doganat: Kanë hyrë sasi nafte e cigaresh për shkak të rritjes se taksave mbi to; janë grabitur qytetarët për shkak të klientelizmit të qeverisë. Turp e faqja e zeze!!”, shkruan Braçe në Facebook.
 
Sipas Braçes ky është “Lulërim!”. “Për vitin 2013, naftë e zhdoganuar është vetëm 27. 971 ton me shumë. Une dyshoj se e gjitha eshte me shume per shkak te favorit te madh qe qeveria e "Tet eti" i ka bere kompanive koncesionare; ato marrin nafte pa akcize e TVSH per te mbuluar nevojat teknologjike, gjithnje ne varesi te sasise se prodhimit te tyre, 10%; sa me i madh prodhimi (dhe per vitin 2013 eshte rritur) aq me e madhe sasia e naftes favor”, vazhdon shënimin e tij deputeti socialit.
 
Për deputetin Erjon Braçe, “për vitin 2013, cigare e zhdoganuar eshte vetem 64 ton me shume. Nuk kam c’them, eshte qesharake akuza per kaq ton”.
 
“E fundit; Akuza qe rritja e akcizes se cigareve dhe takses se qarkullimit eshte bere qe te perfitojne kliente te qeverise eshte e neveritshme”, shkruan Braçe në Facebook.
 
Sipas deputetit socialist, “naften e sjellin sot po ato kompani qe priste e percillte Sali Berisha! Cigaret i sjellin sot po ato kompani qe priste e percillte Sali Berisha! Asgje ska ndryshuar ne treg! Asnje kompani e re nuk eshte shtuar! Kjo po, eshte shqetesuese!”
 
“Pertej kesaj, vijoj te kem shqetesimin e madh per ligjshmerine e çdo shitje e blerje ne çdo shitore, ne çdo treg te specializuar mallrash.
 
Qytetaret po paguajne TVSH! Shtetin nuk i shkon TVSH-ja reale qe paguajne qytetaret per shtetin. Kjo eshte pergjegjesia jone! me kete duhet qe qeveria te perballet!

Mima e Basha le te flasin. Ne duhet te mbledhim parate e ligjshme qe paguajne shqiptaret ne shitoret e klienteve te ish pushtetit!!”, përfundon shënimin e tij në Facebook, deputeti i PS-së njëkohësisht kreu i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Erjon Braçe.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit