Greqia liron biznesmenin Edmond Bego, Interpol Roma: Nuk është në kërkim

Autoritetet greke lënë të lirë biznesmenin shqiptar Edmond Bego, arrestuar pak ditë më parë teksa kthehej nga pushimet në Korfuz, për llogari të shtetit italian. Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar dokumentin e lirimit të policisë greke, që tregon se sot më 22 gusht Bego është lënë i lirë.

Kujtojmë se një ditë më parë, ishte Interpol Roma ajo që i dërgoi një letër Interpol Athinës për të vërtetuar se shqiptari Edmond Bego nuk kishtë asnjë çështje të hapur në shtetin italian. Report Tv ka mundur gjithashtu të sigurojë edhe dokumentin që Interpol Roma i ka nisur Interpol Athinës një ditë më parë, ku sqarohet se Bego nuk ka asnjë çështje të hapur me drejtësinë italiane.

Dokumenti i Interpol Romës

Dokumenti i lirimit nga pala greke të Edmond Begos

Në dokument specifikohet qartë se biznesmeni shqiptar nuk është në kërkim nga asnjë agjenci italiane. Ky dokument rrjedhimisht çoi drejt lirimit njeriun që trazoi për pak ditë politikën shqiptare. Opozita akuzoi deputetin socialist Taulant Balla se e kishte begon ortak biznesi, por ky i fundit ndonëse pranoi njohjet familjare me të, u shpreh se Bego nuk ka pasur kurrë, mburojë politike. Një ditë më parë Balla paralajmëroi se kjo çështje e trumbetuar me të madhe nga opozita do dilte një blof si në rastin e "Babales".

Biznesmeni i fushës së ndërtimeve, pronar i një lokali në kryeqytet, 48-vjeçari Edmond Bego e ka kryer dënimin e shtetit italian për akuzat e pjesëmarrjes dhe krijimit të organizatave kriminale, kontrabandës dhe trafikimit të drogës, heroinë dhe kokainë, në Shqipëri. Ai u arrestua në vendin tonë në vitin 2009 dhe në 15 shtator 2010, gjyqtari i Gjykatës së larë Fatos Lulo vendosi ta dënojë me 4 vite e 4 muaj burg. Pikërisht këtë fakt ua ka bërë të ditur vetë Bego policëve të Igumenicës kur e arrestuan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Lirimi i Begos, avokati flet për 'Report Tv': Ndalimi i tij, faji i autoriteteve greke, ndodh shpesh me shqiptarët

Pas lirimit të biznesmenit Edmond Bego nga autoritetet greke, për ‘Report TV’ ka folur edhe avokati i tij, Ardian Leka.

Sipas Lekës, ndalimi i Begos ka qënë një gabim i autoriteteve greke në doganë ashtu siç ndodh me çdo shtetas shqiptar që kalon kufirin.

Edmond Bego ka dalë nga burgu dhe tani po bën tërheqjen e sendeve personale në komisariatin e policisë. Kjo situatë u krijua për efektet e gabimeve të sistemeve greke. Kjo nuk është një situatë e re. Autoritetet greke i nxjerrin shpesh herë shtetasve shqiptarë. Çdo ditë në kufi krijohen radha kilometrike për shkak të problemeve që iu nxjerrin edhe personave pa precendentë. Megjithatë situata u qartësua nga autoritetet italiane.

Ardian Leka, avokat

I pyetur për debatet e shumta që ka shkaktuar ndalimi i tij në politikën shqiptare

Nuk bëj deklarata politike. Debatet bëhen nga pjesa e djathtë. Por Bego është arrestuar kur në pushtet ishte pikërisht kjo forcë politike. Atëherë ka vuajtur edhe dënimin.

Ardian Leka, avokat


 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 22/08/2018 12:23

    Po mire keta helenet sistemin tims ne shek XIX e kane apo marrin urdhera nga Thuthuqet e PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb