‘Ortakë në biznes me Begon’, Balla sqaron: Njohje familjare, s’ka mburojë politike. Paloka: Gënjeve prapë, ç’të lidh me trafikantin?

Tiranë- Biznesmeni i arrestuar në Greqi, Edmond Bego, vazhdon të mbajë ndezur debatin politik të dy partive kundërshtare në Tiranë. Selia blu dhe ajo rozë, shkëmbejnë disa herë në disa akuza për lidhje me Begon. Sot, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla doli sot në një konferencë të përbashkët me dy deputetë të Bundestagut, Josip Juratovic dhe Dr. Martin Roseman, por nuk iu shmang dot çështjes më të lakuar të ditës, arrestimi i biznesmenit Edmond Bego në Greqi. 

I gjendur përballë akuzave të opozitës se është ortaku i tij në biznes, Balla sqaroi sot çdo detaj për lidhjet me Edmond Begon. Ai u shpreh se e njeh familjarisht, por nuk di që ku personazh të ketë pasur ndonjëherë mburojë politike. Socialisti sfidoi edhe njëherë demokratët, që t’i drejtoheshin Prokurorisë për të gjitha akuzat e artikuluar në media, por edhe të tjera në lidhje me këtë çështje.

Lidhur me akuzat e gojëtarëve të PD do i përgjigjesha vetëm njërës. A ka qenë sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person, apo ka siguruar mburojë politike? Për ne dhe për mua personalisht sundimi i ligjit është dhe duhet të jetë i njëjte për të gjithë.  Personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, nxënës shembullorë.

Ju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë politike dhe përgjigjen më të mirë e ka dhënë dje policia e shtetit. Ky skenar është thjesht një pjesë e Babales 3. Personi nuk ka qënë në kërkim. Pas verifikimit që zgjat 40 ditë, do të shohim nëse personi ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike.

I njëjti person nuk mund të kryejë të njëjtin dënim për një vepër që e ka kryer 10 vjet më parë. Nëse PD ka dyshime, të shkojë në prokurori të bëjë kallzim penal. E sfidoj PD-në që të çojë çështjen në prokurori. Siç edhe ndodh në Gjermani.

Taulant Balla

Pak orë më vonë, nga selia e demokratëve ishte nënkryetari Edi Paloka që akuzoi Ballën për ndikim dhe lidhje biznesi me Begon.

Kuvendi i fillon punimet më 3 shtator.I bëj apel opzitës që në seancën e parë të kishim mundësi të votonim edhe një herë ligjin e Magjistraturës.

Taulant Balla

I pyetur për përgjigjmet që i janë bërë deputetit socialist Jurgis Çyrbjes me antarin e një bande kriminale, Balla u shpreh se ky lajm qarkullon prej një viti.

Ju e dini më mirë se unë se ky lajm qarkullon prej një viti. Unë si kryetar i Grupit Parlamentar kam bërë verifikimet, kam marrë informacionet nga organet ligjzbatuese, deputeti në fjalë nuk ka në ngarkim të tij asnjë hetim apo procedim penal për çështjen në fjalë.

Taulant Balla

Ndër të tjera, Balla është shprehur se fokusi i bisedës me deputetët gjermanë ka qënë biseda për antarësimin e Shqipërisë në BE.

Fokusi i bisedës me deputetët kanë qënë bisedimet për antarësim. Informuam deputetët për procesin e ‘Screening’ që është bërë për muajt Korrik dhe Gusht. Gjithashtu duke qënë se ka shqiptarë që kanë fituar kontrata të rregullta pune, kërkuam që të shkurtohet procesi i marrjes së vizave.

Taulant Balla

Balla në konferencën për shtyp me deputetët gjermanë

Në fjalën e tij, deputeti gjerman, Josip Juratovic është shprehur se reformat e ndërmarra janë në rrugën e duhur.

Për ne është e rëndësishme që të konstatojmë elementë pozitivë në kuadër të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Reforma e Vettingut ka është pozitive. Këto janë argumenta të rëndësishme që bindin Gjermaninë për zhvillime të rëndsishme. Unë dhe kolegu im do të largohemi me mesazhe pozitive.

Dje dhe sot kemi pasur mundësi të flasim me të rinj shqiptarë dhe di t’ju them se ëshë normale që të rinjtë ta shikojnë të ardhmen jashtë vendit të tyre. Do ta rishikojmë çështjen e kontratës së punës pasi është në interes të biznesit gjerman.

Si përfundim kam vetëm një lutje. Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë.

Josip Juratovic, deputeti gjerman

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:19
Balla pranoi njohjen me Begon, Paloka në konferencë: Përdori fëmijët si mburojë, pse gënjeu numri 2 i PS-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një konferencë për mediat nga selia blu, ripërsëriti akuzat në drejtim të deputetit socialist, Taulant Balla, për lidhje direkte me biznesmenin e arrestuar në Greqi, Edmond Bego.

Pak orë pasi Balla nga kryesia e Kuvendit pranoi njohjen me Begon, demokratët nuk janë bindur për lidhjen Balla-Bego. Paloka tha se Balla përdori fëmijët për mburojë politike, dhe pyeti sërish se çfarë e lidh deputetin e PS-së me Edmond Begon.

Pjesë nga deklarata e Palokës:

Njësoj si Saimir Tahiri disa muaj më parë, Taulant Balla nuk kurseu as djalin e tij, as fëmijët e mikut të tij trafikant ndërkombëtar droge për t’u dukur të dy si viktima në sytë e publikut.

Partia Demokratike hedh poshtë me neveri këtë përpjekje të turpshme të numrit dy të Partisë Socialiste, që përdor si mburojë pafajësinë e fëmijëve.

Sot, 3 ditë pas arrestimit nga autoritetet greke të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Taulant Balla u detyrua të pranojë atë që e dinë të gjithë: se ai ka miqësi familjare me ish anëtarin e bandës më të pamëshirshme në Shqipëri, që është i dënuar në Itali me 21 vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge dhe është shndërruar nga Rilindja në një biznesmen të fuqishëm ndërtimi.

Në çdo vend normal, një rrëfim i tillë për miqësi familjare me botën e krimit do të pasonte me dorëheqjen nga çdo funksion politik. Në Shqipëri ky standard funksionon me shkarki nga detyra për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Por nuk funksionon për Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe Taulant Ballën.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk iu përgjigj pyetjes kryesore që bëjnë shqiptarët dhe opozita:

Çfarë e lidh atë me një trafikant ndërkombëtar droge, pasuria e të cilit është shumëfishuar që nga lidhja e miqësisë me Taulant Ballën, që njihet, tani edhe si mr. Toyta Yaris?

Taulant Balla gënjeu publikisht, kur tha se miqësia me Edmond Begon nuk i ka dhënë trafikantit të drogës mburojë politike, por nuk i dha përgjigje pyetjes: Pse aksioni qeveritar “Forca e Ligjit”, i cili verifikon ligjshmërinë e pasurisë së trafikantëve të drogës, nuk ka vepruar ndaj mikut të tij Mondi Bego.

Është gënjështër e pacipë deklarata e Taulant Ballës se miku i tij me 5 emra ishte një njeri i zakonshëm dhe po përdoret nga PD për të hedhur baltë mbi të për qëllime politike. Edmond Bego, alias Manoli Bego, alias Mond Bega, alias Saimir Sina, alias Saimir Gjatari është anëtar i bandës së Aldo Bares, trafikant i jashtëzakonshëm droge, i dënuar me 21 vite burgim në Itali.

Sot Taulant Balla nuk duhet të sfidojë PD, por Prokurorinë dhe policinë për t’iu kërkuar zbatimin e “Forcës së Ligjit” për verifikimin e ligjshmërisë së pasurisë së mikut të tij trafikant.

Ora 15:58
Gazetarja e kap të papërgatitur Taulant Ballën: Do përgjigjem një moment tjetër

Gjatë konferencës së sotme për mediat, ku deputeti socialist Taulant Balla, në një takim me dy deputetë të Bundestagut gjerman, reagoi për disa çështje, mes tyre dhe atë për arrestimin e Edmond Begos.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, pyeti Ballën lidhur me debatin për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi.

Socialisti duket se ishte “i papërgatitur”, pasi nuk pranoi të përgjigjej dhe tha se nuk donte të shkaktonte keqinterpretime.

Pyetjet tuaja ishin të ndryshme. Por, për të shmangur ndonjë keqinterpretim, do përgjigjem në një moment tjetër. Megjithatë, mendoj se Kosova është një shtet sovran dhe vendimet për çështjet e veta i merr vetë.

Taulant Balla, deputet i PS-së

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrema: 22/08/2018 03:05

    Do THOJA me plot gojen se BALLA do konsiderohej si mashtrues i popullit duke degjuar llafe e bukura perpara fshatar eve te ELBASANIT

    Përgjigju
  • Berti Sacile: 21/08/2018 21:30

    Ore pizeven po ti ban ligje ai tjetri thyn ligje, si ka mundsi qe keni hyrje dalje ju të su, apo të dy plena, hajduta dallaverexhi. Se kuptoni që po ikin të gjithë shqiptarët nga Shqipëria vetëm prej fajit të juj

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 21/08/2018 20:27

    Shqipëria është katandisur si mos më keq me politikan si taulant palla e me politikan si edi paloqe mjer Shqiptarët . Po na del që enver krimineli paska qën ëngjëll e llatarshme çfar po na shohin syt e çfar po na digjon bytha.

    Përgjigju
  • Albani: 21/08/2018 19:49

    Ju z Balla duhet te dorehiqesh nga pozita qe mbane ne PS.

    Përgjigju
  • Askushi: 21/08/2018 19:09

    Ky komshiu dhe bedeli i Sadri Abazit nuk ka as turp as cipe. Xhanem bixhozxhiu nuk mund ti kete keto. Me Paloken e lidh fort pasioni per bixhozin, dashuria dhe marredhenia me bandat. Paloka me ata te burrelit dhe librazhdit ky me ato te elbasanit, dibres dhe tani na doli ky i lushnjes. Kur do pastrohet ndonjehere politika shqiptare nga keta monstra. Kush eshte ai qe nuk e di se vellai i deputetit Abazi u vra per shkak te trafikut te heroines nga Shullazi. Keta duhen qerruar si patate.

    Përgjigju
  • Tre: 21/08/2018 18:54

    O Taulant Balla, sot gjyqtaret dhe prokuroret po shkarkohen se kane ose kane pasur kontakte me persona te krimit organizuar. Rrjedhimisht, duke zbatuar te njejtin standart edhe ti duhet te largohesh nga politika.

    Përgjigju
    • Vlora: 21/08/2018 20:03

      Sakt, un kam votuar PS ne zgjedhjet e fundit, por nuk pranoj dot dy standarte, Shqiperia duhet te shpetoje nje here e mire nga llumra te tille si Balla, Basha, Salirer e muterire si Balla qe e njeh familjarisht zotin trafikant dhe bandit..

  • Taumut: 21/08/2018 16:17

    QEnka bere fytyre si balte more zoti taubalta...si ai m@#$ ne shi dukesh...

    Përgjigju
  • Xxx: 21/08/2018 15:44

    Ti je turpi i PS. O kokra bythqirit po cte duhet ty te meresh me legena me njerez ordiner me kriminela. O surat tipik i fshatarit. Ai miku yt ka per te dale mbas 15 vitesh nga burgu. Sado jeni munduar ju ta shfajesoni e manipuloni nuk ja dilni dot o qener te ndryre.

    Përgjigju
  • Berti: 21/08/2018 15:32

    I zene ngushte nga akuzat dhe nga frika e ndonje prove te re qe mund te dale Balla e pranoh publikisht njohjen e afert me trafikantin. Cfare mund te lidhe familjarisht me nje trafikant politikanin? Kane gje lidhje gjaku? Joooo Te jerat i takojne nje hetimi qe nuk ka per tu kruer kurre nga kukulla Arta Marku. Po me Gjuren qe u arrestua ne prezence te Balles ne kufi perseri njohje familjare kishte? Nese flet per mburoje politike ajo eshte e qarte, mos fillimi i zbstimit te ligjit antimafia per Begon njelloj si per Agron Xhafaj. Pra shikohet qe ligji nuk eshte i njejte per te gjithe. Nese do ndodhte nje gje e tille ne europe sot do te kishim minimalisht doreheqje.

    Përgjigju
  • Eri: 21/08/2018 14:57

    Njeriu me i shpifur i politikes shqiptare ky xhuxh legen , ngeli duke akuzuar te tjeret qe rin me njerez me te shkuar kriminale dhe ky njifet familjarish po qe sduhet ta paragjykojem ca ka ber para ca vitesh po pse mor coban i librazhdit ore komunist i vogel ti paske te drejt gjithnje dhe qe ri me trafikant nderkombetar e gjith partia jote ne fjal e lidhur dhe e mbutur nga krimi nga jugu ne veri

    Përgjigju
  • Eni: 21/08/2018 14:28

    O Balle, me duket sikur ju pashe bashke me kete Begon e me ate te pronarin e depos farmaceutike Petritin aty ne Korfuz. Bile dhe te pika kufitare kur e bllokuan kete robin ishit bashke. Çfare koinçidence qe i njef te gjithe keta ish trafikante, kontrabandiste ilaçesh, e vrases qe te paguajne dhe pushimet dhe nuk i ke ofruar fare mburoje politike. Kot te bien ne qafe dhe ty, se burre me te ndershem nuk gjen ne dynja.

    Përgjigju
  • Popull: 21/08/2018 14:10

    Sot po thua e njoh familjarisht.. Dije the Babale 3...ik o turi qen se ju babale dhe m_hale jeni te gjithe bashke PS. PD. LSI & ROBQIRERI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja